By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dialogu” mes porteve të Mantovës dhe Shqipërisë, perspektivë për zhvillimin ekonomik të dy qyteteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Dialogu” mes porteve të Mantovës dhe Shqipërisë, perspektivë për zhvillimin ekonomik të dy qyteteve
Shqipëri

“Dialogu” mes porteve të Mantovës dhe Shqipërisë, perspektivë për zhvillimin ekonomik të dy qyteteve

admin
Last updated: 21/03/2025 10:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Provincës Carlo Bottani, falë ambasadorit të Shqipërisë, Petrit Kozeli, synon një marrëveshje që do të forcojë të ardhmen ekonomike dhe logjistike të provincës virgiliane dhe të gjithë rajonit ballkanik.

Të shtunën, më 12 prill, në sallën “Cervetta” të sheshit “Mantegna”, në prani të autoriteteve italiane dhe shqiptare, do të nisë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes midis Portit të Durrësit dhe Portit të Valdaros, të cilët kanë formalizuar një bashkëpunim tregtar. Një hap historik që lidh portin kryesor detar të Shqipërisë me zemrën e lundrimit të brendshëm italian mbi lumin Po.

Kjo marrëveshje nuk lindi nga hiçi: institucionet e të dy vendeve kishin hedhur tashmë themelet e projektit përmes një takimi me videokonferencë. Bottani, Gabriele Negrini (drejtor portual i Valdaros), Gentian Kallmi (zëvendëskryetari i Bashkisë Durrës), Diajet Zeneli (drejtori financiar i Portit të Durrësit) dhe Kozeli kanë punuar për ta bërë këtë rezultat të mundur.

Pas këtij zhvillimi qëndron gjithmonë, Petrit Kozeli, i cili prej vitesh është një urë lidhëse mes Italisë dhe Shqipërisë. I quajtur “italiani i Shqipërisë dhe shqiptari i Italisë”, Kozeli nuk është vetëm një artizan, por edhe një diplomat në shpirt. Ambasador italian “de jure” në botë, komandant i Urdhrit të Meritës të Republikës Italiane dhe i Selisë së Shenjtë, Vatikanit, ai e ka kthyer dialogun mes dy vendeve në një mision personal.

Nuk është hera e parë që angazhimi i tij kthehet në simbole të fuqishme. Si kur i dhuroi këpucë me ngjyrat e flamurit italian, presidentit Giorgio Napolitano dhe me ngjyrat e flamurit shqiptar papa Françeskut, duke përcjellë mesazhin “Të ecim së bashku”. Sot, Kozeli e zhvillon më tej atë mesazh në: “Të lundrojmë së bashku”.

Marrëveshja midis Mantovës dhe Durrësit hap perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik të të dy qyteteve dhe vendeve përkatëse. Porti i Valdaros, një nyje strategjike për transportin lumor dhe tokësor, po afirmohet si një qendër e privilegjuar për shkëmbimet tregtare me Ballkanin.

Publikuar nga gazeta “Zëri i Mantovës” (Voce di Mantova), më 19 mars 2025.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Istog
Next Article Rama: PS në vendin dhe kohën e duhur për integrimin, çdo lëkundje prish ritmin e negociatave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?