By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Nga 1 korriku, tarifat doganore më të ulëta për 70 lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme – ulim shpenzimet dhe forcojmë konkurrueshmërinë e industrisë vendore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Nga 1 korriku, tarifat doganore më të ulëta për 70 lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme – ulim shpenzimet dhe forcojmë konkurrueshmërinë e industrisë vendore
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Nga 1 korriku, tarifat doganore më të ulëta për 70 lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme – ulim shpenzimet dhe forcojmë konkurrueshmërinë e industrisë vendore

admin
Last updated: 29/06/2026 19:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor Zhurnal.mk – Sot, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Tarifat Doganore, të cilat nga 1 korriku 2026 do të sjellin në fuqi norma më të ulëta doganore për 70 mallra që përdoren si lëndë të para dhe mallra të ndërmjetme në industrinë vendore.

Ndryshimet ligjore i përshtatin më tej normat doganore me ato në fuqi në Bashkimin Evropian, në përputhje me dispozitat e Programit të punës së Qeverisë 2024-2028 dhe angazhimet për përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë vendore.

Ulja e normave doganore do të kontribuojë në uljen e shpenzimeve për kompanitë, veçanërisht në industrinë përpunuese, dhe do të mundësojë kushte më të mira për prodhim dhe eksport. Masa synon forcimin e konkurrueshmërisë së eksportit të kompanive vendore, rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e hyrjeve më të larta të devizave në vend.

Ndryshimet janë përgatitur në konsultim me odat tregtare dhe përfaqësojnë vazhdimësi të reformave të nisura vitin e kaluar, kur nga 1 korriku 2025 u realizua ulja e parë e normave doganore në 50 përqind të nivelit të normave doganore të zbatueshme në Bashkimin Evropian. Ndryshimet e reja parashikojnë harmonizimin e plotë të normave doganore për këto produkte me normat e zbatuara në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Me miratimin e këtij ligji dërgojmë mesazh të qartë se jemi të përkushtuar në krijimin e ekonomisë vendore më konkurruese dhe më të qëndrueshme. Nga 1 korriku, kompanitë do të kenë kosto më të ulëta për blerjen e lëndëve të para dhe mallrave të ndërmjetme, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në produktivitetin e tyre, konkurrueshmërinë dhe potencialin eksportues. Qëllimi ynë është që kompanitë vendore të kenë kushte të krahasueshme me ato në Bashkimin Evropian, të investojnë më shumë, të hapin vende të reja pune dhe të krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi se Qeveria vazhdon të zbatojë politika që sigurojnë mjedis biznesi të parashikueshëm dhe të favorshëm si dhe partneritet të fortë me komunitetin e biznesit, me qëllimin përfundimtar përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe për të siguruar standarde më të lartë jetese për qytetarët.

Masa do të kontribuojë drejtpërdrejt në përkrahjen e industrisë automobilistike, industrisë metalpërpunuese dhe metalurgjisë, ndërsa pritet të ketë ndikim pozitiv në rritjen e eksportit, fluksit valutor, investimeve dhe numrit të vendeve të punës.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten
Next Article Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?