By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Qeveria siguron stabilitet, parashikueshmëri dhe partnerit në realizimin e planeve investuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Qeveria siguron stabilitet, parashikueshmëri dhe partnerit në realizimin e planeve investuese
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria siguron stabilitet, parashikueshmëri dhe partnerit në realizimin e planeve investuese

admin
Last updated: 17/04/2025 11:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Stabiliteti makroekonomik, mjedisi i parashikueshëm i biznesit, politikat tatimore të bazuara në tatimin e sheshtë dhe partneritetin ndërmjet Qeverisë dhe kompanive në realizimin e projekteve të tyre investuese, është mesazhi që dërgoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska para investitorëve gjermanë në Asamblenë e Përgjithshëm të Lidhjes së biznesit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë që po mbahet në Shkup.

“Politikat që zbatojmë, synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Prioritetet tona përcaktohen nga Buxheti dhe Strategjia fiskale, me ç’rast ndër të tjera kanë të bëjnë me rikthimin e besimit tek institucionet, nëpërmjet përforcimit të sigurisë, luftës efektive kundër korrupsionit dhe krimit, pavarësisë së gjyqësorit dhe garantimit të sundimit të ligjit,  rigjallërimit ekonomik të vendit nëpërmjet avancimit të tranzicionit energjetik, nxitjes së ciklit të fortë të rritjes ekonomike, financave publike të qëndrueshme, përmirësimit të infrastrukturës së përgjithshme të transportit, rritjes së standardit të jetesës dhe jete më cilësore për të gjithë; përmirësimi gjithëpërfshirës i cilësisë, infrastrukturës dhe qasjes në arsim, krijimi i shoqërisë të bazuar në dije dhe përballja me sukses të sfidave bashkëkohore, si dhe krijimi i administratës publike profesionale dhe efikase, zhvillimi i ekonomisë digjitale, zhvillimi i sektorit të TIK-ut, zhvillimi i inteligjencës artificiale, inovacionet dhe ekosistemi startup”, theksoi ministrja, duke shtuar se përpjekjet e bëra nga Qeveria u njohën nga investitorët e huaj me ç’rast vitin e kaluar janë realizuar 1.255 miliardë euro nga investitorët e huaj.

Ajo theksoi se ky trend pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe se mesazhi më i mirë që një investitor i ardhshëm mund të marrë për të investuar në vendin tonë është dëshmia e investitorit që tashmë ka investuar.

Ministrja  potencoi se prioritet kryesor i Qeverisë është ekonomia dhe realizimi i normave më të larta të rritjes ekonomike dhe se Gjermania ka rëndësi të veçantë për ekonominë tonë, si partneri më i rëndësishëm tregtar, por edhe përmes investimeve të huaja direkte të realizuara, ku vitin e kaluar arritën mbi 200 milionë euro.

Ajo u dërgoi mesazh të qartë kompanive gjermane se Qeveria ka qasje identike me të gjitha kompanitë dhe se po ndërton partneritet si me kompanitë vendase po ashtu edhe me ato të huaja, përmes komunikimit të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit dhe shkëmbimit të mendimeve dhe përvojave lidhur me krijimin e politikave që janë me interes për të dyja palët.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Largohen 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra që nga fillimi i muajit prill
Next Article Në shportën konsumatore do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, por sezonale, varësisht se kur piqen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?