By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në shportën konsumatore do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, por sezonale, varësisht se kur piqen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Në shportën konsumatore do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, por sezonale, varësisht se kur piqen
EkonomiMaqedoni

Në shportën konsumatore do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, por sezonale, varësisht se kur piqen

admin
Last updated: 17/04/2025 11:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Në llogaritjen e shportës mesatare të konsumit do të përfshihen të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve të cilat prodhohen në vend, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Siç theksoi Tripunovski në konferencë për media në Qeveri, pemët dhe perimet do të vendosen në shportë në etapa, në sezone, varësisht nga periudha në të cilën piqen dhe shfrytëzohen. Për këtë qëllim tashmë është përgatitur kalendar i veçantë i cili është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë.

“Është e vërtetë që MBPEU merr pjesë së bashku me ministritë e tjera në krijimin e shportës dhe është përgjegjëse për produktet bujqësore. Lista e produkteve është e madhe dhe besoj se shporta do t’i përmbajë të gjitha. Para së gjithash janë të përfaqësuara ato që prodhojmë në Maqedoni. Në përputhje me Kalendarin e Prodhimit Bimor Bujqësor, MBPEU-ja ka zhvilluar një Kalendar të veçantë – cilat kultura bujqësore piqen dhe përdoren në cilën periudhë. Kjo listë është dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë. Ju e dini që disa produkte të caktuara janë sezonale, kështu që do të futen në shportë gjatë periudhës së prodhimit”, sqaroi Tripunovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sipas tij, në komunat ku disa kultura bujqësore gjatë periudhës së kaluar pësuan dëme për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit tashmë janë formuar komisione për vlerësim. Pasi ato t’i dorëzojnë raportet në Komisionin kompetent qeveritar, do të konfirmohet edhe përqindja e dëmshpërblimit.

“Disa rajone u prekën nga temperaturat e ulëta, nën zero që shkaktuan dëme në të mbjellat, veçanërisht në kulturat frutore. Më të prekura janë kumbulla në rajonin e Dellçevës, molla në Resnjë, pjeshka nektarinë në Rosoman, rajoni i Tikveshit, si dhe një pjesë e shegës dhe mollës japoneze në rajonin e Vallandovës. Kam vizituar Rosomanin dhe Resnjën. Në përputhje me detyrimin ligjor, secila komunë tashmë ka formuar komisione të posaçme që në periudhën në vijim, pasi bujqit të raportojnë dëmet, do të bëjnë vlerësimin dhe raportin përmbledhës do ta dorëzojnë në komisionin kompetent qeveritar, pas së cilës qeveria do të marrë vendim për përqindjen e kompensimit. Besoj se komisionet në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi do ta kryejnë punën e tyre për kompensimin e bujqve”, theksoi Tripunovski.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Qeveria siguron stabilitet, parashikueshmëri dhe partnerit në realizimin e planeve investuese
Next Article Prokuroria pohon se asnjë prokuror publik nuk është tërhequr nga hetimi për zjarrin në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?