By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrievska Koçoska: Do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrievska Koçoska: Do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme
Maqedoni

Dimitrievska Koçoska: Do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme

admin
Last updated: 20/09/2024 13:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 20 shtator  – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska sot në Ohër tha se qëndron prapa paralajmërimeve se do të ketë rritje të pagave për të punësuarit në arsim.

Ajo në margjinat e 23 vjetorit të Konferencës së bursës së Maqedonisë para mediave, deklaroi se buxheti mbetet për t’u hartuar, por se qëndron fuqishëm në qëndrimin e rritjes së pagave për mësimdhënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

“Të mbarojmë buxhetin, por një nga gjërat që unë qëndroj me vendosmëri është rritja e pagave për arsimin fillor dhe të mesëm për mësimdhënësit. Lufta ime gjithashtu është që të sigurojmë mjetet për rritjen e pagave në shëndetësi”, theksoi ajo në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me çështjen e licencave për organizimin e lojërave të fatit përmes internetit, ministrja tha se Ministria e Financave nuk ka dhënë asnjë licencë, se asnjë kompani në vend nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit në internet, përfshirë edhe Lotarinë shtetërore.

“Kapitulli 6 i ligjit për lojërat e fatit thekson qartë se duhet të ketë rregullore nga Ministria e Financave mbi bazën e të cilave do të licencohen kompanitë. Deri në këtë moment Ministria nuk ka rregullore të brendshme në bazë të së cilës dikush mund të licencohet. Licenca që ka pasur Lotaria shtetërore ka qenë në periudhën me dispozitat përfundimtare kalimtare 2015/2017, periudhë në të cilën është dashur të përgatiten rregulloret, të cilat fatkeqësisht ende nuk janë gati dhe në bazë të kësaj më tej do të thotë se çdo kompani është e licencuar. Domethënë, sipas kësaj dhe sipas Ligjit, në këtë moment në pjesën e lojërave të fatit në internet nuk ka asnjë kompani në Maqedoni që të ketë ndonjë licencë”, tha Dimitrieska Koçoska duke theksuar se kjo ishte raportuar në institucionet kompetente.

Sa i përket akuzave të opozitës për kredinë e planifikuar të mjeteve nga Hungaria, se kinse me ato mjete do të rritet borxhi i shtetit, ajo shton se këto janë mjete që i ka planifikuar edhe partia tashmë opozitare.

Për vërejtjet se gjoja bëhet fjalë për fonde kineze, ministrja theksoi se fondet në vend vijnë nga Hungaria, gjë që neve si shtet siç tha ajo, “nuk na intereson”.

“Ne mjetet  i marrim nga banka hungareze dhe si financohen ato, pse për neve nuk është rëndësi. Për mua me rëndësi është t’i marr ato nga banka hungareze sipas kushteve të mia. Dhe për mua ky është linku, Maqedonia me Hungarinë. Më tej nuk mund ta di. Ndoshta ata do të na i japin nga buxheti i tyre, ndërsa ato do i shtojnë në buxhetin e tyre… Interesi i Hungarisë është që ata të marrin 3.25 për qind interes nga ne. Nuk shoh absolutisht asnjë problem këtu. Ne marrim fonde nga një shtet anëtar i BE-së dhe për mua kjo është e rëndësishme”, tha Dimitrieska Koçoska.

Ministrja e Financave iu drejtua edhe pjesëmarrësve të Konferencës së 23-të vjetorit të bursës së Maqedonisë e cila nga sot po mbahet në Ohër.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Minçev: Zgjidhja ligjore për “balancuesin” nuk është në përgatitje, pritet vendim përfundimtar i Gjykatës kushtetuese
Next Article Perinski: 80 komuna parashtruan 358 propozim projekte, faza e vlerësimit do të zgjasë prej shtatë deri dhjetë ditë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?