By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Diplomoi gjenerata e 45-të e Zyrtarëve Korrektues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Diplomoi gjenerata e 45-të e Zyrtarëve Korrektues
Maqedoni

Diplomoi gjenerata e 45-të e Zyrtarëve Korrektues

admin
Last updated: 07/03/2025 12:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësministrin, Blerim Sallahu, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Zyrtarëve Korrektues.

Në këtë ditë të veçantë kryeministri Kurti tha se, sot, diplomimi i 111 kadetëve është dëshmi e angazhimit tonë për një sistem korrektues të fuqishëm, të sigurt dhe të drejtë, përveç se thjesht një ceremoni.

“Me diplomimin e gjeneratës së 45-të të Zyrtarëve Korrektues, ne forcojmë edhe më shumë sistemin tonë korrektues dhe i shtojmë radhët me profesionistë të përgatitur. Ata e ato do të jenë garantues të drejtësisë dhe rregullit në institucionet tona korrektuese”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se puna në sistemin korrektues është e domosdoshme, me ç’rast përmes reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, janë bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sigurisë, rehabilitimin e të dënuarve, përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët korrektues, investimin në infrastrukturë, forcimin e njësiteve të specializuara dhe zgjerimin e programeve rehabilituese për të burgosurit.

“Disa nga rezultatet e përmendura përfshijnë edhe rritjen e rasteve të parandaluara të kontrabandës, zgjerimin e programeve rehabilituese, rritjen e sigurisë brenda institucioneve korrektuese falë fuqizimit të Njësisë së Inteligjencës, Njësisë Ekonomike dhe Njësisë për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, mundësi të reja punësimi për të burgosurit në kompani publike e ndërmarrje private, progres në barazinë gjinore duke rritur numrin e grave në Shërbimin Korrektues, si dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve, përfshirë rritjen e ditëve të lejuara për vikend në shtëpi dhe lejimin e pakove ushqimore”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Ndërkaq, duke iu drejtuar të diplomuarve, kryeministri shprehu se, përveç se të mbajnë rendin, ata duhet edhe të kontribuojnë në rehabilitimin dhe risocializimin e atyre që janë në duart e sistemit korrektues. Për këtë arsye, kërkohet prej tyre profesionalizëm, etikë dhe angazhim i lartë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqizimin e Shërbimit Korrektues dhe të gjithë zyrtarëve që japin kontribut në këtë fushë. Siguria, drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtyllat e një shteti të fortë, të qëndrueshëm e demokratik, dhe ju, duke nisur që nga sot, jeni pjesë e kësaj shtylle kaq të rëndësishme”, përmbylli kryeministri, duke i uruar të diplomuarve suksese në rrugëtimin profesional dhe falënderuar për angazhimin e marrë për të shërbyer në vendin tonë me nder e dinjitet./

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”
Next Article Kurti tregon kur do të nisë konsultimet për formimin e qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?