By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”
Maqedoni

Kongresisti amerikan kërkon shkarkimin e zyrtares që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi sërish”

admin
Last updated: 07/03/2025 12:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka njoftuar se njoftuar se Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i ka kërkuar të shkarkojë nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit në këtë departament, Kingsley Wilson, e cila në vitin 2023 kishte shkruar publikisht “bëje Kosovën Serbi sërish”.

Torres në profilin e tij zyrtar në “X”, ka publikuar edhe letrën ku ka kërkuar shkarkimin e zyrtares Wilson, transmeton Telegrafi.

“Sot i shkrova Sekretarit të Mbrojtjes duke bërë thirrje ta shkrojë nga detyra Zëvendës Sekretaren e Shtypit në këtë departament.Duke pasur parasysh fushën e minuar të retorikës antisemitike, komploteve nacionaliste të të bardhëve dhe propagandën pro-Kremlinit që Wilson e ka përhapur me krenari, prania e saj e mëtejme në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij”, ka shkruar Torres në rrjetin social X.

Ndërsa, në letër thuhet se Kingsley Wilson, në postimet e saj në rrjetet sociale, e ka afirmuar propagandën anti-kosovare, duke theksuar se ky është “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë”, gjë që “e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.

Torres edhe më herët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Wilson, Zëvendës Sekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën. Ai kishte pohuar se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.

Administrata e re amerikane emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë.

 

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia vazhdon me kontrollet në komunikacion, dje ka shqiptuar 622 gjoba
Next Article Diplomoi gjenerata e 45-të e Zyrtarëve Korrektues

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?