By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë
Bota

Disa të plagosur pas sulmit me shpatë në një shkollë

admin
Last updated: 21/08/2026 15:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Stokholm, 21 gusht, Zhurnal.mk – Një person i armatosur me shpatë hyri sot në një shkollë të mesme në Fagersta, në Suedinë qendrore, duke plagosur disa persona, përpara se të arrestohej nga policia, njoftoi bashkia e qytetit.

“Një person i armatosur me shpatë hyri në shkollën Brinell dhe plagosi disa persona”, bëri të ditur bashkia, duke shtuar se policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Sipas medias suedeze “Aftonbladet”, sulmuesi ishte i armatosur me një shpatë dhe u qëllua në këmbë nga policia.

Motivimi i sulmit nuk ishte bërë ende i qartë.

Disa shkolla në zonën përreth u mbyllën dhe nxënësit e personeli u urdhëruan të qëndronin brenda, ndërsa në vendngjarje u dërguan ambulanca, makina policie dhe një helikopter policie.

Fagersta është një qytet i vogël me rreth 12 mijë banorë, në veriperëndim të Stokholmit.

Sulmet në shkollat suedeze janë relativisht të rralla, por vendi ka përjetuar disa raste të rënda vitet e fundit.

Në tetor 2015, një burrë i maskuar dhe i armatosur me shpatë sulmoi një shkollë në Trollhättan, duke vrarë një mësues dhe një nxënës dhe duke plagosur rëndë dy persona të tjerë, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Në shkurt 2025, Suedia u përball me sulmin më vdekjeprurës në historinë e saj moderne, kur 10 persona humbën jetën në një qendër arsimimi për të rritur në Orebro.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brabus hyn në botën e motoçikletave elektrike, prezanton një treshe modelesh luksoze
Next Article Apple Watch Series 12 mund të rikthejë qeramikën pas shtatë vitesh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?