By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ditët Shqiptare në Botë nisin nga Italia, prezantohet instalacioni i veçantë “Dying of Laughter”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Ditët Shqiptare në Botë nisin nga Italia, prezantohet instalacioni i veçantë “Dying of Laughter”
Kulturë

Ditët Shqiptare në Botë nisin nga Italia, prezantohet instalacioni i veçantë “Dying of Laughter”

admin
Last updated: 22/04/2025 11:09
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Në Milano, një nga kryeqendrat botërore të dizajnit dhe artit bashkëkohor, Shqipëria solli një zë të veçantë – të vetin, përmes nismës më të re të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, CulturaAlb.

Me anë të kësaj platforme që ptritet të nise një kapitull i ri në diplomacinë kulturore të vendit tonë, synohet të prezantohet krijimtaria shqiptare në skenën ndërkombëtare.

CulturaAlb – Ditët Shqiptare në Botë u prezantua për herë të parë në Fuorisalone 2025, ku nga 7 deri më 13 prill, Shqipëria u bë pjesë e gjallë e programit kulturor të qytetit.

Në qendër të javës shqiptare ishte instalacioni “Dying of Laughter”, një vepër që ndërthur humorin me tragjedinë, të realizuar nga arkitektët Marin Nikolla dhe Denis Muça, në bashkëpunim me mjeshtrin e qeramikës Vasil Kuka.

Projekti i Nikollës dhe Muçës ndërton një urë mes gjuhës, kujtesës kolektive dhe formës artistike. Duke u nisur nga një shprehje popullore, “vdiq nga e qeshura”, ata krijojnë një univers simbolik ku qeramika bëhet mediumi për të përçuar një histori të paprekshme, por të gjithënjohur. Siç theksojnë edhe vetë autorët në intervista të ndryshme, projekti trajton një ndërthurje të pazakontë mes epikes së të qeshurës dhe tragjikes së vdekjes, mes gëzimit dhe humbjes, një binom që gjen shprehje në qeramika të realizuara me mjeshtëri.

Në zemër të instalacionit është mjeshtri i qeramikës Vasil Kuka, një artizan nga zona e Zadrimës, që prodhon me dorë deri në 300 copë qeramike në ditë. Ai përfaqëson modelin e një artizani-industrial, që ruan teknikat tradicionale, por punon me një efikasitet bashkëkohor.

Krahas “Dying of Laughter”, publiku pati mundësinë të vizitojë edhe ekspozita të tjera si: vepra të Bib Frrokaj, artistit shqiptar që eksploron ndërthurjen e motiveve tradicionale me ato moderne. Gjithashtu e ekspozuar ishte edhe “Vatra”, një tavolinë xhami e dizajnuar me dorë nga arkitektja Joana Dhiamandi, që mbart simbolikën e ngrohtësisë së shtëpisë shqiptare.

Një tjetër moment i rëndësishëm i javës shqiptare në Milano ishte prezantimi i platformës Albchef, një rrjet ndërkombëtar i kuzhinierëve shqiptarë që synon promovimin e traditës kulinare në një nivel global. Pjesë e aktiviteteve ishin degustimet e produkteve të agroturizmit “Mrizi i Zanave” dhe prezenca e shefit Altin Prenga, një figurë kyçe në gastronominë shqiptare bashkëkohore.

Në kuadër të CulturAlb, nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u zhvilluan gjithashtu momente shoë-cooking, degustime të ushqimeve tipike dhe biseda mbi rëndësinë e etikës dhe qëndrueshmërisë në kuzhinë dhe dizajn, duke treguar se vlerat tradicionale shqiptare mund të kenë një ndikim të fortë në tregjet ndërkombëtare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

E qeshura, si motiv kryesor i instalacionit, nuk mungoi edhe në formatin e saj më të drejtpërdrejtë: stand-up comedy. Humoristi shqiptar Xhuliano Dule solli në skenë momente të spikatura ironie dhe reflektimi mbi realitetin shqiptar dhe atë të diasporës.

Po ashtu u shfaq dhe premiera e dokumentarit “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë”, me autorë Lorik Cana dhe Arber Agalliu, e cila rrëfen mbi lidhjet kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore të shqiptarëve në rajon dhe diasporë.

CulturaAlb nuk ndalet në Milano. Ajo është një urë që bashkon shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke promovuar trashëgiminë tonë të gjallë në çdo cep të botës. Një nga shembujt më të prekshëm të kësaj trashëgimie është Vallja arbëreshe, një festë pesëshekullore që zhvillohet çdo të martë pas Pashkëve në katundet arbëreshe të Italisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo festë përkujton fitoren e Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1467 dhe mishëron shpirtin e një populli që nuk i ka harruar rrënjët. Me këngë, valle dhe veshje tradicionale, Vallja është një kujtim i gjallë, një homazh ndaj identitetit dhe qëndresës arbërore – tashmë pjesë e rrëfimit të ri që CulturaAlb sjell para botës.

Megjithatë, këto aktivitete të organizuara në kuadër të nismës CulturaAlb – Ditët shqiptare në botë janë vetëm të parat, pasi ky program shumëdimensional kulturor i iniciuar nga Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës së vendit tonë, ka si synim promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në shumë shtete të tjera.

Në thelb, CulturaAlb është një platformë e re diplomacie kulturore, e cila angazhon artistë, dizajnerë, muzikantë, kuzhinierë, krijues dhe komunitete shqiptare në diasporë për të sjellë zërin e Shqipërisë në qendrat më të mëdha kulturore të botës.

You Might Also Like

Ndahet nga jeta sorpanoja e njohur shqiptare Redrina Kokona

EKSPERTËT E LAJMEVE

Sot fëmijët e “Ibe Palikuqit” Vërshuan qytetin e Shkupit

John Travolta rikthehet në aksion, rol kryesor në trillerin e mbijetesës “Black Tides”

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Parku i qytetit Kumanovë, foto Alsat Mbeturinat nuk bien nga qielli, qytetarët duhet të kenë kujdes ku i hudhin!
Next Article Koçiu: Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?