By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dogana konfiskon 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Dogana konfiskon 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
Kronika

Dogana konfiskon 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

admin
Last updated: 29/09/2026 09:59
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 shtator, argument.mk/ – Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me duhan dhe cigare në Prizren, pas kontrollit të disa hapësirave të depos nga njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë.

Kontrolli është zhvilluar bazuar në informacione të siguruara nga terreni. Gjatë operacionit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të duhanit dhe cigareve që dyshohet se ishin të destinuara për tregti të kundërligjshme.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit janë gjetur:

791 kilogramë duhan i grirë i paketuar;

85 kilogramë duhan i grirë i papaketuar;

21 mijë cigare “Marble” pa banderolë;

97 mijë cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.

Në total, autoritetet kanë ndaluar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e Doganës së Kosovës, së bashku me prokurorin kujdestar. Personi përgjegjës për hapësirat ku është gjetur malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Malli i sekuestruar është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore.

Rasti po vazhdon të hetohet në bashkëpunim ndërmjet Doganës së Kosovës dhe Prokurorisë kompetente.

You Might Also Like

Dy persona lëndohen rëndë në aksidentin në rrugën Jazhincë–Tetovë

Përleshje mes dy grupeve në Gjermani: Plagoset rëndë 24-vjeçari nga Maqedonia

Sulm me mjet të mprehtë në Mateç – 16-vjeçari përfundon rëndë në spital, ndalohen dy të mitur

Goditën veturën e policisë me kamion dhe sulmojnë policët, tre persona në kërkim

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë
Next Article Sot mot i kthjellët, temperatura maksimale 29 gradë Celsius
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?