By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dorëza” ruse në Kosovë – Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ky projekt i krijuar në Kaliningrad po komprometon sigurinë e vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Dorëza” ruse në Kosovë – Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ky projekt i krijuar në Kaliningrad po komprometon sigurinë e vendit
Bota

“Dorëza” ruse në Kosovë – Eksperti i sigurisë jep alarmin: Ky projekt i krijuar në Kaliningrad po komprometon sigurinë e vendit

admin
Last updated: 20/11/2024 14:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ditën e djeshme Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina hodhi gjashtë raketa ATACM të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara në rajonin rus të Bryanskut.

Duke iu refereruar një deklarate zyrtare, agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se ushtria kishte rrëzuar pesë prej tyre dhe kishte dëmtuar një tjetër.

Moska tha se copat e raketës nuk kishin shkaktuar dëme materiale, apo viktima.

Ky zhvillim vjen menjëherë pasi Uashingtoni hoqi kufizimet ndaj Ukrainës për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda territorit rus.

Zhvillimet e fundit po e mbajnë nën “ankth” thuajse gjithë botën.

Pas vendimit të presidentit Biden, presidenti rus Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.

Ky vendimi lejon një kundërpërgjigje të mundshme bërthamore nga Moska edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga ndonjë shtet që mbështetet nga një fuqi bërthamore.

E nga këto tensione nuk mund të përjashtohet Kosova dhe Ballkani në përgjithësi për shkak të lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka theksuar se doktrina e Putinit ka ndryshuar dukshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ai ka vlerësuar se lufta e zhvilluar për më shumë se 1000 ditë ka krijuar një situatë të re dhe më të rrezikshme, që tejkalon përmasat e Luftës së Dytë Botërore.

“Doktrina Putiniane tani është duke u dalluar nga doktrina ruse e përdorur nga ky shtet para luftës hibride që ndodhi në Ukrainë, respektivisht në Krime. Nga zhvillimi i rreth 1000 ditëve të luftimeve mes Moskës dhe Kievit, mund të themi se situata është ndryshe nga të gjitha analizat e bëra deri më sot dhe impakti i saj mund të ketë pasoja të mëdha.

Kjo luftë është më e madhe në përmasa, duke kaluar madje edhe Luftën e Dytë Botërore, në bazë të ndikimit që ka në pjesë të ndryshme të Evropës dhe disa shteteve, duke krijuar dy fronte lufte: Moska, nga njëra anë, me forcën ushtarake në Ukrainë, dhe, nga ana tjetër, me sabotazhe dhe veprime subversive ndaj infrastrukturës kritike të shteteve evropiane”, tha Shala për “Bota sot”.

Sipas Shalës, ndikimi i këtij konflikti po prek jo vetëm Ukrainën, por edhe vende të tjera evropiane, ku Rusia ka nisur operacione subversive dhe sabotazhesh.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se Kosova, si pjesë e aleancës kundër Rusisë, po ndodhet nën kërcënimin e një lufte hibride speciale, e cila po zhvillohet përmes projektit KYLO.

“Kosova është pjesë e aleancës kundër Rusisë, dhe do të jetë në orbitën e një lufte speciale hibride që është duke u zhvilluar përmes projektit KYLO, të krijuar dhe aplikuar nga Kaliningradi, i cili është shndërruar në bazën e operacioneve speciale të spiunazhit civil dhe ushtarak rus”, ka përfunduar Shala.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamiti: Telefonata e Dianës me babain dhe porositë për Arionin do të dalin në ‘Prime’
Next Article Shoqëronin Klaudio Prendin para atentatit, AMP nis hetimin për tre efektivë policie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?