By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dosja e SPAK, Eugen Beçi: Zbulohen lidhjet e politikës me krimin, porositen vrasjet sikur po porosit pilaf
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dosja e SPAK, Eugen Beçi: Zbulohen lidhjet e politikës me krimin, porositen vrasjet sikur po porosit pilaf
Shqipëri

Dosja e SPAK, Eugen Beçi: Zbulohen lidhjet e politikës me krimin, porositen vrasjet sikur po porosit pilaf

admin
Last updated: 20/05/2024 21:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Eugen Beçi, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nga studio e emisionit “Open” tha se SPAK e ka lejuar vetë publikimin e dosjes mbi operacionin e fundit, duke reklamuar në këtë mënyrë punën dhe veprimtarinë e saj.

Beçi theksoi se procedurialisht kanë ardhur dy CD nga Franca, që janë transkriptuar, këto materiale të reja, i janë bashkangjitur dosjesh së vjetër dhe më pas janë nxjerrë masat e sigurisë.

“I gjithë ky proces duhej të bëhej në sekret të plotë. Çfarë ndodhi? Sot janë larguar të gjithë, pasi ka kaq kohë që flitet për SKY dhe Encrochat dhe kjo na solli këtë rezultat të sotëm.

Në rast se procedimet do të hetoheshin të ndara, pra pa i bashkuar 4 akuza në një dosje, do të kishim një hetim më të shpejtë.

Dosjen e inceneratorëve SPAK e ndau, ndërsa në rastin e fundit i bashkuan dosjet”, tha Beçi.

Ai u shpreh se duhet të ketë një hetim të plotë, por shtoi se duke bashkuar dosjet na rezulton se është bashkuar në një vend edhe autori edhe viktima.

“Kemi në dosje ku një person na del viktimë e skenarëve për vrasje dhe pastaj na del si organizator për të kryer vrasje.

Jo vetëm nuk ka surpriza në emrat që dosjen e fundit, por 99% e tyre janë gjykuar dhe dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dhe më pas janë liruar nga burgu, përmes procedurave.

Sot që politikës nuk i duhen më këta emra, dhe na erdhën transkriptet, kemi aksionin për kapjen e tyre”, tha Beçi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai theksoi se është një dosje ulëritëse për lidhjet e politikës me krimin.

“Kemi persona që porosisin vrasje, sikur po porosisin pilaf, janë pjesë e politikës”, tha Beçi.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sonte fillon edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove
Next Article Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën, kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?