By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Draft-ligji parasheh 250 Euro ndëshkim për prindërit për sjelljet e dhunshme të fëmijëve të tyre në shkolla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Draft-ligji parasheh 250 Euro ndëshkim për prindërit për sjelljet e dhunshme të fëmijëve të tyre në shkolla
Maqedoni

Draft-ligji parasheh 250 Euro ndëshkim për prindërit për sjelljet e dhunshme të fëmijëve të tyre në shkolla

admin
Last updated: 15/05/2026 15:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria ka paraparë ndëshkime financiare me ligjin e ri të arsimit fillor për prindërit, fëmijëve e të cilëve do të kenë sjellje dhune në lokalet dhe hapësirat shkollore, ka njoftuar ministrja e arsimit sot, shrkuan Zhurnal.mk.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot sqaroi se ndëshkimi prej 250 eurove do të vlejë edhe kur prindi i fëmijës refuzon që të bashkëpunoj për çështje të ndërlidhura.

“Ndëshkimi prej 250 eurosh mbetet për çdo akt të dhunshëm të kryer ndaj një fëmije, që duhet të ndëshkohet nga prindi, por edhe kur prindi refuzon të bashkëpunojë me shkollën dhe institucionet e tjera”, tha Janevska.

Ajo tha se dryshimet në Ligjin për Arsimin Fillor janë në fazën përfundimtare dhe tashmë po harmonizohen në Kuvend para votimit nga deputetët.

Sot poashtu, partia opozitare maqedonase, LSDM, doli me 10 propozime të saj për çështje sigurie nëpër shkolla dhe konvikte studentore.

Në një konferencës për shtyp, LSDM kërkoi llogaridhënie nga ministrja Janevska dhe drejtorët, mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese dhe doli me 10 masa urgjente për përmirësimin sistematik të sigurisë së nxënësve.

Në kuadër të këtyre masave, LSDM, përfshiu në propozimet e saj edhe protokole sigurie nëpër krejt shkollat fillore e të mesme: punësimi urgjent i psikologëve dhe pedagogëve; program kombëtar kundër ngacmimeve e deri tek krijimi i një linje të posaçme anonime dixhitale për raportimin e ngacmimeve, kërcënimeve e dhunës, por edhe llogaridhënie të rreptë për institucionet që nuk reagojnë në kohën e duhur me një detyrim ligjor për të vepruar mbi çdo raport brenda 24 orëve.//Zhurnal.mk

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks
Next Article Tetë raste të dhunës në familje për një ditë, gjashtë persona përfundojnë në stacion policor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?