By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dron i paidentifikuar futet në hapësirën ajrore të vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dron i paidentifikuar futet në hapësirën ajrore të vendit
Bota

Dron i paidentifikuar futet në hapësirën ajrore të vendit

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE
Riga, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Një dron i paidentifikuar ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore të Letonisë në orët e para të ditës së sotme  premtes, konfirmuan Forcat e Armatosura letoneze.

Ky veprim shënon një tjetër incident të këtij lloji në hapësirën ajrore të një vendi anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në përgjigje të incidentit, NATO aktivizoi avionët luftarakë, ndërsa në operacion u angazhua edhe një dron përgjues. Autoritetet lëshuan fillimisht një alarm për shkelje të hapësirës ajrore në komunën lindore të Ludzas, i cili u hoq pak më vonë. Më pas u aktivizua edhe një alarm me nivel më të ulët rreziku për komunën e Balvit, në veri të Ludzas, por edhe ky u anulua.

Incidenti ndodhi në një kohë kur rajoni rus i Leningradit po përballej me një sulm me dronë. Guvernatori rajonal, Alexander Drozdenko, deklaroi se mbi 40 mjete ajrore pa pilot ishin rrëzuar gjatë sulmit.

Shkelja e shkurtër e hapësirës ajrore letoneze vjen në një periudhë shqetësimesh në rritje se lufta në Ukrainë mund të përhapet përtej kufijve të saj. Kievi dhe Moska vazhdojnë të shkëmbejnë sulme të rregullta me raketa dhe dronë.

Vetëm pak ditë më parë, edhe Polonia akuzoi Moskën për shkelje të qëllimshme të hapësirës së saj ajrore, pasi një dron rus i përdorur për zbulim kaloi për një kohë të shkurtër kufirin polak.

Incidentet e fundit kanë shtuar vigjilencën e vendeve të NATO-s në krahun lindor të Aleancës, veçanërisht në shtetet kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë, ku zhvillimet e luftës në Ukrainë po rrisin shqetësimet për sigurinë rajonale.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moska hedh poshtë akuzat për vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë
Next Article Zelensky: Anijet ruse që transportojnë armë janë objektiva legjitime edhe jashtë zonës së luftës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?