By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy linja të reja të autobusit për studentët e UNT-së, ndalesa përballë ambasadës amerikane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dy linja të reja të autobusit për studentët e UNT-së, ndalesa përballë ambasadës amerikane
Maqedoni

Dy linja të reja të autobusit për studentët e UNT-së, ndalesa përballë ambasadës amerikane

admin
Last updated: 08/10/2026 18:49
By admin 3 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 8 tetor argument.mk/ – Studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të kenë në dispozicion dy linja të reja të autobusëve, 17 dhe 17A, të cilat do të lehtësojnë transportin e tyre drejt kampusit universitar.

Linjat e reja do të qarkullojnë në gjithsej 24 stacione, ndërsa autobusët aktualisht do të kalojnë çdo 50 minuta. Sipas rektorit të UNT-së,

Bekim Fetaji, një tjetër linjë pritet të vendoset në funksion gjatë muajit shkurt dhe do të qarkullojë çdo 15 minuta.

Fetaji bëri të ditur se një nga pjesët më të rëndësishme të itinerarit është lidhja me zonën e Bit Pazarit dhe Rrugën e plastikave.

“Qarkullon në shumë pjesë, në 24 stacione, por pjesa kryesore për ne është që përfshihet pjesa e Bit Pazarit, përballë UKM-së, pastaj vjen këndej nga Rruga e plastikave dhe do të vijë deri këtu tek ne. Pastaj rrethrrotullohet te Ambasada e Amerikës dhe kthen majtas nga muzeu. Kjo pjesë pastaj i lidh studentët me të gjitha pikat tjera”, deklaroi Fetaji.

Ndërkohë, sa i përket ndërtimit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, rektori Fetaji njoftoi se tre fakultete janë transferuar në objektin e Lidhjes së Sindikatave.

Bëhet fjalë për Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Shkencave Humane, si dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë.

Mbikëqyrësi i punimeve, Oliver Kolevski, bëri të ditur se aktualisht po punohet në tre nga nëntë objektet e parapara për t’u ndërtuar në fazën e parë të projektit.

“Aktualisht është duke u zhvilluar procedura e tenderit për kontraktorin mbikëqyrës. Kur të përfundojë kjo procedurë, do të fillojë prishja dhe në atë pikë të gjitha objektet e tjera do të jenë përfunduar. Nga këto tre objekte, njëri do ta përfundojë fazën e plotë të ndërtimit brenda dy javësh, ndërsa dy të tjerët do të përfundojnë diku në fillim të dhjetorit”, deklaroi Kolevski.

Gurthemeli për ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u vendos më 7 mars 2026.
Sipas planit, i gjithë kampusi i ri universitar pritet të përfundojë brenda pesë vitesh.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Nga Çairi në majën e podiumit ballkanik, urime kampionëve të Shkupit
Next Article Shasivari – Mahmuziç: Bashkëpunim rajonal për reforma më të forta në drejtësi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?