By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona në dyshim, ka ofertë 60 milionë euro për spanjollin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona në dyshim, ka ofertë 60 milionë euro për spanjollin
Sport

E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona në dyshim, ka ofertë 60 milionë euro për spanjollin

admin
Last updated: 31/07/2025 11:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Barcelona po shijon prezantimin mbresëlënës të talentit të ri Roony Bardghji, por ndërkohë po përballet me interesin e klubeve arabe për një nga lojtarët e saj kryesorë, Ferran Torres.

Skuadra katalanase ndodhet ende në turneun aziatik, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur. Të dielën debutuan Bardghji dhe Marcus Rashford, të cilët pritet të forcojnë ndjeshëm repartin ofensivë të Barcelonës.

Megjithatë, konkurrenca në sulm pritet të jetë e madhe dhe drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa largime të mundshme. Përveç emrave si Ronald Araujo, Marc Casado dhe Fermín Lopez, në qendër të vëmendjes tani është Ferran Torres.

Sipas Jijantes, klubet nga Arabia Saudite po tentojnë të transferojnë sulmuesin 25-vjeçar spanjoll. Torres pati një sezon të mirë vitin e kaluar, duke shënuar 19 gola në 43 ndeshje, edhe pse shpesh luante si zëvendësues.

Lojtari nga Valencia ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe një rol të rëndësishëm në skuadër. Megjithatë, oferta nga Arabia Saudite është mjaft e fuqishme.

Dy klube saudite janë të gatshme t’i ofrojnë Ferran Torres një kontratë prej 60 milionë eurosh për tre vite. Ata gjithashtu do të paguanin çdo shumë që Barcelona kërkon për kartonin e tij.

Nëse katalanasit pranojnë ofertën, largimi i Torres mund të hapte rrugë për afrime të tjera në merkato. Për momentin, Barcelona duhet të vendosë mes forcimit financiar dhe ruajtjes së një sulmuesi të rëndësishëm për projektin e saj sportiv.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article VETËM NJË VES
Next Article Lindsay Lohan flet për largimin nga Hollywoodi dhe jetën në Dubai: Nuk më intereson nëse dikush e filmon djalin tim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?