By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E gjithë Serbia në këmbë, studentët protestojnë në Beograd: S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë. Vuçiç refuzon të largohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > E gjithë Serbia në këmbë, studentët protestojnë në Beograd: S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë. Vuçiç refuzon të largohet
Bota

E gjithë Serbia në këmbë, studentët protestojnë në Beograd: S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë. Vuçiç refuzon të largohet

admin
Last updated: 15/03/2025 18:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prestigjiozja The Guardian i ka dedikuar një artikull protestës masive sot në Beograd të Serbisë, duke thënë se është më e madhe në historinë e një vendi ballkanik.

Zhurmat e bilbilave dhe vuvuzelave bënë jehonë në të gjithë kryeqytetin serb, i cili është në gatishmëri të lartë që nga shpallja e tubimit.

Gjithashtu në qendër të Bogradit, është parë figura e Kalit të Trojës me rrota, 3.5 metra të gjatë, e krijuar nga studentët e Arteve.

Tensionet janë rritur përpara demonstratës, pasi mbështetësit e presidentit filluan të ngrenë një kamp në një park përpara pallatit presidencial.

Vuçiç paralajmëroi në fillim të kësaj jave se forcat e sigurisë do të përdorin forcën kundër njerëzve në tubim.

Transporti i qytetit të Beogradit u anulua të shtunën në një përpjekje të dukshme për të parandaluar njerëzit të merrnin pjesë në miting, ndërsa kolona të mëdha makinash bllokuan rrugët që të çojnë në kryeqytet.

Kompania e transportit tha se lëvizja ishte bërë “për arsye sigurie”.

Vuçiç, i cili ka dominuar politikën serbe që kur u bë kryeministër në 2014 dhe më pas president në 2017, tha se demonstruesit nuk do ta detyronin kurrë të tërhiqej.

“Do të duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni,” tha ai.

Autoritetet janë përballur me protesta thuajse ditore që nga nëntori i kaluar kur një çati e stacionit u shemb duke vrarë 14 vetë në Novi Sad, qyteti i dytë i Serbisë.

Shumë fajësuan korrupsionin e shfrenuar për katastrofën në stacion, të cilin Vuçiç e kishte inauguruar në vitin 2022 pas rinovimeve.Mijëra studentë janë mbledhur në Beograd për të kërkuar drejtësi për 15 viktimat që humbën jetën nga shembja e çatisë në Novi Sad.

Në sheshin “Sllavia”, studenti i parë që ka folur ka bërë thirrje që “zëri i tyre të dëgjohet”.

Ndërkohë gjatë fjalimit të studentes së dytë një grua u ngjit në skenë duke tentuar t’ia marrë mikrofonin.

“S’do të lejomë më që të na privoni lirinë tonë”, ka thënë studentja gjatë fjalimit.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pësoi lëndime në kokë nga një defekt në ski liftin në Kodrën e Diellit kërkon zbardhjen e rastit nga policia
Next Article KQZ shpalli rezultatet përfundimtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?