By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga fton Joshuan në Shqipëri – britaniku befason me komentin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga fton Joshuan në Shqipëri – britaniku befason me komentin
Sport

“E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga fton Joshuan në Shqipëri – britaniku befason me komentin

admin
Last updated: 28/07/2026 16:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga përballja me Kristian Prengën, duke veçuar respektin dhe miqësinë e krijuar pas duelit.

Në pamjet e publikuara nga Joshua, shihet momenti kur ai vendos mbi krahë flamurin shqiptar, ndërsa gjithashtu shfaqet në shoqërinë e familjarëve të Prengës, të cilët ishin të veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Joshua ka vlerësuar rëndësinë e sportit përtej rezultatit, duke theksuar se respekti mes kundërshtarëve është një nga vlerat më të mëdha që sjell boksi.

“Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit”, ka shkruar Joshua.

Në videon e publikuar, britaniku falënderoi edhe prindërit e Kristian Prengës për mundësinë që u krijua për këtë përballje.

“Dua t’ju falënderoj që më dhatë mundësinë të luftoj me djalin tuaj. Ishte një ndeshje e madhe. Të dy dhamë më të mirën dhe ju vlerësoj juve, ekipin dhe Prengën”, u shpreh Joshua.

Edhe Kristian Prenga kishte një mesazh për kundërshtarin e tij, duke e vlerësuar si një legjendë të këtij sporti dhe duke e ftuar të vizitojë Shqipërinë.

“Jam krenar që ndava ringun me ty. Të kam thënë se je legjendë. Të uroj më të mirën ty dhe familjes tënde. Je i mirëseardhur në Shqipëri, e ke një shtëpi të dytë aty”, ka thënë Prenga.

Kujtojmë se Joshua fitoi në raundin e dytë ndaj Prengës me nokaut, pasi i rezistoi një raundi të parë mjaft të fortë nga ana e boksierit shqiptar.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit
Next Article MMPHI dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtjen e mjedisit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?