By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe nëse sigurohen mjetet, “Çebren” dhe “Galishte” nuk mund të ndërtohen pa kompani të huaja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe nëse sigurohen mjetet, “Çebren” dhe “Galishte” nuk mund të ndërtohen pa kompani të huaja
MaqedoniTOP LAJM

Edhe nëse sigurohen mjetet, “Çebren” dhe “Galishte” nuk mund të ndërtohen pa kompani të huaja

admin
Last updated: 25/06/2026 13:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Qeveria dhe AD ESM janë në bisedime të avancuara me institucione financiare ndërkombëtare për sigurimin e rreth 1,3–1,5 miliardë euro për projektin “Çebren” dhe “Galishtë”, por edhe nëse financat sigurohen, për ndërtimin e tyre do të duhet të angazhohen kompani të huaja. Këtë sot, në përgjigje të një pyetjeje parlamentare, e deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ndërtimin e hidrocentraleve e konsideron projekt strategjik, që nuk duhet parë vetëm nga aspekti i leverdisë ekonomike.

Duke folur për hapat e ardhshëm, Mickoski tha se po zhvillohet koncepti dhe se pason përgatitja e një studimi fizibiliteti. “Kemi disa studime fizibiliteti që duhet të azhurnohen dhe të krijohet një studim i vetëm”, tha Mickoski, duke shtuar se janë në “bisedime serioze” me institucione të mëdha financiare botërore si Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe BERZH, të cilat do të duhej të krijonin një sindikat për sigurimin e buxhetit.

Ai theksoi se sfida kryesore është kapaciteti i brendshëm në sektorin e ndërtimit, pra nëse shteti mund ta realizojë vetë projektin apo do të duhet të thirren kompani të huaja. “Fatkeqësisht, në momentin aktual, sektori ynë vendas mund të mbulojë ndoshta një të tretën, ose në mënyrë më optimiste gjysmën e projekteve të planifikuara. Prandaj do të duhet të kërkojmë alternativa për t’i përfunduar të gjitha këto projekte”, tha Mickoski.

Sipas tij, “Çebren” dhe “Galishtë” janë projekte me rëndësi strategjike jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për përdorime të tjera. Ai përmendi dy konceptet ligjore që po shqyrtohen: krijimi i një sindikate huadhënësish me periudhë grace gjatë ndërtimit, ose model i partneritetit publik‑privat.

Mickoski shtoi se projektet do të siguronin sasi shtesë uji jo vetëm për prodhimin e energjisë, por edhe për ujitjen e fushës së Tikvešit, ku ka 50–60 mijë hektarë tokë bujqësore të klasit të parë, si dhe do të mund të gjallëronin rajonin e Mariovës si destinacion turistik.

Ai vlerësoi se investimi prej 1,3–1,5 miliardë euro do të shërbejë si “akumulator energjie”, duke kompensuar burimet e rinovueshme dhe duke forcuar ndjeshëm pozicionin strategjik të shtetit. Projekti, sipas tij, është afatgjatë dhe realizimi mund të zgjasë rreth dhjetë vjet, por do të jetë motor i ekonomisë dhe do të kontribuojë në rritjen e PBB-së.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Daut Beqiri: Me SPB-Shkup po forcojmë masat për sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e zjarreve
Next Article Digjet një veturë në Leshnicën e Epërme, zjarri përfshin barin e thatë dhe shkurret
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?