By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është caktuar paraburgim 30-ditor për Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është caktuar paraburgim 30-ditor për Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan
Maqedoni

Është caktuar paraburgim 30-ditor për Bekteshin dhe 12 persona për zjarrin në Koçan

admin
Last updated: 21/03/2025 10:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 mars – Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin përcaktohet paraburgim 30-ditor për 13 persona të përfshirë në rastin me zjarrin në diskotekën “Puls”, në mesin e të cilëve edhe për ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Për edhe gjashtë të dyshuar, të cilëve paraprakisht gjithashtu u ishte përcaktuar paraburgim afatshkurtër prej 48 orëve, gjykata do të vendosë gjatë ditës.

Deri më tani në Gjykatën Themelore në Koçan nuk ka mbërritur kërkesë për ish kryetarët e komunave të arrestuar dje të Koçanit, Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetarit në dorëheqje Lupço Papazov.

Prokuroria dhe policia mbrëmë zbatuan aksion për arrestimin e personave për të cilët ekziston dyshimi për përfshirje në zjarr, për çka Prokuroria Publike paralajmëroi se do të informojë sot.

Gjykatësi i procedurës paraprake, paraprakisht caktoi “paraburgim afatshkurtër” prej 48 orëve edhe për ish drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Me aktivitetet hetuese deri para arrestimit të tre ish kryetarëve të komunave ishin përfshirë 28 persona.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim 30-ditor për shtatë persona zyrtarë, të punësuar në SPB Shtip dhe SPKP Koçan, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar leje pozitive, i kanë mundësuar personit juridik të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë hotelierike – kabare edhe pse objekti nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për punë.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars jetën e humbën 59 persona, ndërsa afro 200 ishin lënduar. Të vdekurit, të cilët janë të moshës prej 16 deri 48 vjet, dje u varrosën në Koçan, Shtip, Obleshevë dhe Shkup.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: 10 pacientë lëshohen për mjekim në shtëpi
Next Article Shqetësohet Barcelona, ylli i tyre lëndohet gjatë detyrës me Spanjën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?