By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin në Koçan
Maqedoni

Është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin në Koçan

admin
Last updated: 21/03/2025 11:32
By admin 2 Min Read
Share
Investigators look into the 'Club Pulse' nightclub after a fire in Kocani, Republic of North Macedonia, 16 March 2025. EFE-EPA/GEORGI LICOVSKI
SHARE

Shkup, 21 mars – Prokuroria Themelore Publike e Koçanit gjatë natës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 27 personave fizik dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan, informojnë nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Detajet për hetimin, të dyshuarit dhe masat e propozuara për siguri, siç është paralajmëruar do të kumtohen sot pasdite në një konferencë për media para ndërtesës së PTHP Koçan.

Gjykata Themelore në Koçan, më herët ka marrë vendim me të cilin u shqiptua 30 ditë paraburgim për 13 persona mes të cilëve edhe për ish ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Për gjashtë të dyshuarit e tjerë për të cilët më herët u caktua gjithashtu masa e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orë, gjykata do të vendosë gjatë ditës.

Prokuroria dhe policia mbrëmë kanë zhvilluar aksion për arrestimin e personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshim për involvim në zjarrin, pas çka Prokuroria publike paralajmëroi se sot do të japë informacion. Me aktivitetet hetimore deri para arrestimit të tre ish kryetarëve të komunave u përfshinin 28 persona.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim prej 30 ditësh për shtatë nëpunës zyrtarë, punonjës të SPB së Shtip dhe Koçan të cilët dyshohet se si bashkëpunëtorë, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqim pozitiv i kanë mundësuar personit juridik që të pajiset me licencë për kryerjen e veprimtarive hotelerike – kabare edhe pse objekti nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për punë.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan. Viktimat të cilët janë të moshës prej 16 deri në 48 vjeç, dje janë varrosur në Koçan, Shtip, Strumicë dhe Shkup.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe dy të lënduar në zjarrin në Koçan janë transportuar në Suedi
Next Article Taravari: Mjekimi i pacientëve nga zjarri në Koçan në shtetet e tjera është falas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?