By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është rritur me halle”, flet xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: Nuk ka pasur probleme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Është rritur me halle”, flet xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: Nuk ka pasur probleme
Shqipëri

“Është rritur me halle”, flet xhaxhai i 20-vjeçarit të vrarë në Shkodër: Nuk ka pasur probleme

admin
Last updated: 27/02/2025 18:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Shkodrën ku një 20-vjeçar, i identifikuar si Paulin Preka është gjetur i vrarë në banesën e tij. Ka qenë xhaxhai i viktimës që e ka konstatuar të riun në oborrin e banesës së tij të qëlluar disa herë me armë zjarri.

Lidhur me ngjarjen, xhaxhai i viktimës ka folur për mediat, i cili shprehet se djali nuk kishte probleme, si dhe as familja. Xhaxhai shprehet se i riu jetonte mes Dukagjinit dhe Gucisë. Djali shkonte dhe vinte nga Dukagjini ku atje merreshin me bujqësi dhe blegtori, teksa shton se familja nuk kishte hasmëri.

Pjesë nga intervista:

-Si e morrët vesh lajmin?

Xhaxhai i viktimës: E kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, më ka ardhur fjala e kanë therrur tek shtëpia në Guci. Sa u bëra gati kam ardhur.

-Kishte probleme?

Xhaxhai i viktimës: Asnjë problem nuk di që ka pasur, as të keqe me njeri nuk kemi.

-Me kë ka jetuar?

Xhaxhai i viktimës: Ai ka jetuar me babin dhe me vëllain e vet në Dukagjin shumicën e kohës. Është ulur ka parë nga shpia ça bëhet.

-Prej sa kohësh jetojnë këtu?

Xhaxhai i viktimës: Ka 15 vjet, që ka bërë shtëpinë. Ka nejt herë në Dukagjin dhe herë këtu, po shtëpinë ka 15 vite që e ka këtu.

-Po në Dukagjin me çfarë merret?

Xhaxhai i viktimës: Në Dukagjin ka disa bagëti, punon tokën aty.

-A është njohur si person problematik?

Xhaxhai i viktimës: Jo, 17, 18 vjeç nuk është bërë as për mirë as për keq.

-Keni dyshime, çfarë mund të ketë ndodhur?

Xhaxhai i viktimës: Nuk e di?

-Gjendja ekonomike si është?

Xhaxhai i viktimës: Diçka, dy fëmijë të vegjël ka pasur. Ka ngrënë një kafshatë bukë me sforcim. Është rritur vetëm me babë dhe detyrimisht me probleme si gjithë të tjerët. Duhet zbardhur ngjarja. Shteti merr vetë masat e veta.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Propozim-vendimi për ndryshimin e linjave të transportit të udhëtarëve në Shkup nuk kaloi në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit
Next Article Rastet e shërbimeve komunale janë më të shumtat në mesin e përmbaruesve, janë arkëtuar rreth 160 milionë euro vitin e kaluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?