Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Gjykata e Tiranës caktoi sot masat e sigurisë për personat e arrestuar në protestat e ditëve të fundit.
Fllimisht gjykata vendosi arrest shtëpie për 4 persona, ndërsa për një tjetër caktoi masën detyrim paraqitje dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Po ashtu për 5 persona të tjerë u vendos detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndërsa për një tjetër u caktua ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për të qëndruar në një vend të caktuar.
Gjykata caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për 10 persona nën hetim, të dyshuar për vepra penale që përfshijnë shkatërrimin e pronës, goditjet për shkak të detyrës, pjesëmarrjen në manifestime të paligjshme dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.
Po ashtu urdhëroi lirimin e menjëhershëm të personave për të cilët nuk ka një shkak tjetër ligjor për mbajtjen e tyre.
Kundër këtij vendimi lejohet ankimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

