By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
Maqedoni

Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut

admin
Last updated: 29/06/2026 19:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 29 qershor Zhurnal.mk – Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë do të dihet në korrik, në mbledhjen vjetore të UNESCO-s në Korenë e Jugut, ku do të shqyrtohet i gjithë raporti për Rajonin e Ohrit. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski për TV Alsat deklaroi se tashmë nuk shtrohet më pyetja nëse do të ndërtohet autostrada drejt Qafë Thanës dhe Shqipërisë, por nëpër cilën trase do të kalojë. Kjo vjen pas takimit të fundjavës në Ohër, ku ministrat, së bashku me kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, zhvilluan takim me dyer të mbyllura me 15 ambasadorë të vendeve anëtare të Komitetit të Përhershëm të UNESCO-s. Përveç vizitës në kampin e Bechtel & Enka, që po ndërtojnë autostradat, ata kanë inspektuar edhe trasenë Trebenishtë – Qafë Thanë.

“Përshtypjet e para janë të mira, do të shohim se si do të jetë raporti në korrik. Ajo që do ta përcaktojmë së bashku me UNESCO-n është nëse do të jetë kjo trase apo ndonjë trase tjetër që do ta zgjedhim. Ata gjithmonë preferojnë që të shfrytëzohen trasetë tashmë të zhvilluara, në vend që të hapen të reja, në mënyrë që të mos dëmtohet mjedisi jetësor dhe trashëgimia natyrore. Prandaj, nëse do të vazhdojmë me trasenë e planifikuar nga Qeveria e kaluar apo me trase pjesërisht të zhvilluar, të cilën më pas do ta zhvillojmë më tej, është diçka që do ta vendosim bashkë me ta”, deklaroi Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Pas vendimit që pritet në korrik, Nikolloski thotë se Qeveria do të mund të fillojë punën për këtë projekt. Ai nuk është i mendimit që projekti të realizohet sipas planit ekzistues.

“Nëse më pyetni mua, mendoj se ajo që është nënshkruar si marrëveshje nga Qeveria e kaluar nuk i përgjigjet realitetit, sepse Maqedonia nuk ka 200 aeroporte, por vetëm 2. Nuk ka lidhje me Aeroportin e Ohrit dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me qytetin e Strugës. Nëse nesër do të ndërtojmë lidhje apo nyje rrugore, kjo është çështje tjetër, por ato nuk janë të përfshira në projekt dhe as në buxhet. Të lëmë Strugën të palidhur dhe Aeroportin e Ohrit, i cili i shërben të gjithë rajonit, të mos jetë i lidhur, nuk mendoj se është e duhur”, theksoi Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

Sa i përket lidhjes hekurudhore me Shqipërinë, Nikolloski thotë se UNESCO nuk e konteston më as këtë çështje. Aktualisht po punohet në një projekt për modernizimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Shkupi deri në Kërçovë, pas së cilës do të vijojë faza e dytë, ndërtimi i hekurudhës nga Kërçova, përmes Ohrit dhe Strugës, deri te kufiri me Shqipërinë.

You Might Also Like

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës

Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik

11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura

Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritet numri i intervenimeve nga ndihma e shpejtë, kujdes nga i nxehti
Next Article Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?