By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë

admin
Last updated: 12/10/2025 14:01
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Vjenë, 12 tetor – Një tubim madhështor u organizua në Vjenë, ku komuniteti i mërgatës shqiptare u mblodh për të mbështetur kandidaturën e Fatmir Limanit për kryetar të Komunës së Kërçovës. Ngjarja u shndërrua në një manifestim të fuqishëm solidariteti dhe shprese për një të ardhme më të mirë të vendlindjes. Në këtë tubim morën pjesë personalitete të shquara nga diaspora dhe nga politika vendore, duke treguar qartë se mërgata po kthehet në një faktor kryesor për ndryshimin e Kërçovës.

Fatmir Limani, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, falënderoi ngrohtësisht gjithë të pranishmit, veçanërisht mërgatën, për mbështetjen e fuqishme që i dhanë gjatë këtij tubimi. Ai theksoi se koha e pritjes dhe indiferencës ka marrë fund, dhe tashmë është momenti për veprime konkrete dhe të përbashkëta.

“Vetëm një mandat më duhet ta sjell ndryshimin, sepse i dyti do të jetë absolutisht mandat i brezit më të ri se unë. Me mua, Kërçova do të shndërrohet në njëlloj kryeqendre të rajonit në infrastrukturë, mjekësi, shkollim etj. Ne do ta bëjmë spitalin me çdo kusht, sepse nuk ka kthim mbrapa. Spitalin nuk mund ta bëjë dikush që i dërgon familjarët e vet në spitalet e Vjenës, Berlinit apo diku tjetër. Unë jam dikush që e dërgoj nënën time në spitalin ekzistues, i di kushtet e tij dhe jam i betuar për ndryshim. Nëse mërgata, apo të rinjtë kanë ardhur më pak këtë vit, kjo ka ndodhur edhe sepse ata nuk kanë besim se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në rast sëmundjeje.”

Kandidati Limani nënvizoi se 130 milionë eurot e segmentit të Korridorit 8, përmbyllja e spitalit në vitin 2029, përmbyllja e kanalizimit dhe ujësjellësit për vendbanimin e Zajazit etj., do të krijojnë vende pune dhe financim për kompanitë vendore. Ai dha pjesë të programit të tij për rininë e mërgatës, siç janë lehtësitë fiskale për 5 vjet, mbështetja me krah pune të kualifikuar dhe për eksportin e produkteve të gatshme.

Limani shpjegoi arsyet e rreshtimit të tij aktual:
“Kam luftuar gjithmonë për krijimin e hapësirave për të rinjtë e më të aftët dhe jam larguar kur kam parë stagnimin e kuadrove, diçka që ka inkurajuar dëbimin e rinisë në mërgim’’.

Drita Çacaj, këshilltare në Bashkinë e Vjenës, tha se e vlerëson jashtëzakonisht programin për rininë në ofertën elektorale.

Një bashkëvendase nga Kërçova, që e mori fjalën, tha:

“Kemi qenë të detyruar të largohemi nga mungesa e mundësive në vendlindje. Vetëm 3% e gjeneratës së vitit 1989, që ishte e artë, u punësua, ndërsa 97% nuk gjeti asnjë mundësi punësimi. Falë Fatmir Limanit, në detyrën e tij të mëparshme, u punësua vëllai im.”

Analisti i njohur dhe këshilltari politik i ftuar atje, Mentor Nazarko, u shpreh se ndjen në këtë tubim frymën e ndryshimit.

“Rinia e mërgatës sjell ndryshimin nëse voton masivisht. Fryma e saj, që pamë në Europianët e futbollit, është baza e një lëvizjeje të fuqishme që mund t’i japë fund epokës së stagnimit kudo në viset shqiptare.
Vlerat që përfaqëson Fatmir Limani, si humanizmi, fjala e mbajtur, vizioni, fryma e patriotizmit modern dhe shto këtu bashkëpunimin komunë–qeveri, janë garanci për zhvillim të qëndrueshëm.
Ai mund të jetë pikë referimi për investime nga Shqipëria, sepse sot shqiptarët janë shumë të fortë,” – tha Nazarko.

Në fjalën e tij, Shefqet Balaj, këshilltar komunal në Horrent dhe anëtar i Partisë ÖVP në Austri, theksoi:

“Kërçova ka nevojë për një lidership të ri, të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, i cili do të jetë zëri i komunitetit në çdo sfidë dhe do të punojë për zhvillim dhe bashkim të qëndrueshëm. Fatmir Limani është pikërisht njeriu që sjell këtë frymë të re dhe shpresë për qytetarët.”

Teuta Ahmedi Purellku, bartëse e listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN në Kërçovë, vuri në pah rolin e rëndësishëm të grave në politikë:

“Ne do të ndryshojmë gjendjen në shkollat tona që po boshatisen dhe do të angazhohemi fuqishëm për kthimin e rinisë së mërgatës, që shpesh ka qenë pjesa më e mirë e nxënësve të mi,” tha ajo.
Mazllam Osmani, drejtor i Qendrës për Kulturë në Kërçovë, nënvizoi rëndësinë e kulturës si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe programin e shpresës që përfshin zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social:
“Kandidatët e tjerë, nëse duan të tregohen heronjë, të japin dorëheqje dhe t’i bashkohen vizionit të Fatmir Limanit për ndryshim. Kësisoj do ta fitojmë Kërçovën që në raundin e parë.

Në përmbyllje të tubimit u bë thirrje e hapur për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale më 19 Tetor, duke theksuar se çdo votë ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Kërçovës:

“Çdo qytetar ka fuqinë të ndryshojë fatin e vendit të tij. Me bashkëpunim dhe vendosmëri, do të ndërtojmë Kërçovën e së ardhmes. Ju ftojmë të jeni pjesë aktive e këtij ndryshimi më 19 tetor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski premton modernizimin e Luna Park dhe renovimin e Kopshtit Zoologjik
Next Article Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili zëri i personave me nevoja të veçanta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?