By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili zëri i personave me nevoja të veçanta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili zëri i personave me nevoja të veçanta
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili zëri i personave me nevoja të veçanta

admin
Last updated: 12/10/2025 14:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 tetor – “Në Çair, çdo qytetar do ta ketë vendin e tij në punë, në institucion, në jetën publike dhe në çdo hap të përditshmërisë”. Me këtë mesazh të qartë, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e koalicionit qeverisës VLEN, z. Izet Mexhiti, e hapi konferencën e sotme për shtyp, duke paraqitur vizionin e tij për një Çair të barabartë dhe përfshirës, ku dinjiteti njerëzor dhe mundësitë e barabarta janë në qendër të çdo politike lokale.

Më poshtë e gjeni fjalimin integral të kandidatit Izet Mexhiti:

Në konferencën e sotme do të flasim për barazi, mundësi dhe dinjitet, për të drejtën që çdo qytetar i Çairit të ketë vendin e tij në punë, në institucion, në jetën publike dhe në çdo hap të përditshmërisë. Në programin tonë, kujdesi dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është një nga shtyllat kryesore. Në bashkëpunim me organizatat që punojnë në këtë drejtim, do të ndërtojmë politika afatgjata për akses në arsim, në shërbime shëndetësore, në transport dhe në hapësirat publike.

Do të krijojmë programe të posaçme për punësimin dhe trajnimin e tyre në sektorin publik dhe në institucionet lokale. Do të mbështesim bizneset mikro, ndërmarrjet sociale dhe nismat komunitare, sepse pavarësia ekonomike është themeli i dinjitetit njerëzor.

Ky angazhim fillon nga unë vetë, nga kabineti im. Prandaj sot dua të ndaj me ju lajmin se z. Qamuran Ismaili një njeri dhe profesionist i jashtëzakonshëm, do të jetë pjesë e kabinetit tim si këshilltar. Qamurani nuk do të jetë në kabinetin tim për simbolikë, por për ndikim. Zëri i tij është zëri i një komuniteti që meriton të dëgjohet. Përvoja e tij është urë mes institucioneve dhe qytetarëve që shpesh ndihen të harruar.

Duke filluar nga kabineti im, ne po e kthejmë këtë angazhim në realitet. Çairi do të bëhet shembull i përfshirjes, i barazisë dhe i respektit për çdo qytetar. Sepse përfshirja e secilit njeri nuk është privilegj, është e drejtë. Çairi do të jetë shembull i një komune që nuk ndan, por bashkon; që nuk përjashton, por fuqizon; që nuk flet për njerëzit, por i dëgjon ata dhe punon bashkë me ta.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë
Next Article Një vajzë e mitur është sulmuar nga bashkëmoshatarë në Karposh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?