By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme
Maqedoni

Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme

admin
Last updated: 11/07/2025 15:53
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, të mbajtur pranë Memorialit në Parkun e Çairit në Shkup.

Në këtë aktivitet solemn, Fetai ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe një numër i madh qytetarësh, deputetësh dhe të rinjsh, për të nderuar kujtimin e mbi 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në korrik të vitit 1995. “Srebrenica është plagë që s’mbyllet kurrë. Në zemër të Evropës, u krye një nga krimet më makabre të shekullit, vetëm sepse viktimat ishin myslimanë”, shkroi Fetai në Facebook.
Duke bërë një paralele me historinë tragjike të shqiptarëve në Kosovë, ai përmendi vendet si Prekazi, Reçaku, Qyshku, Meja, Suhareka, Krusha, duke theksuar se “populli shqiptar e di mirë se çfarë do të thotë të të vrasin për identitetin tënd”.

Fetai theksoi se çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin duhet të dënohet pa mëdyshje, ndërsa drejtësia për viktimat mbetet jo vetëm një obligim moral, por edhe një kusht i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme në rajon.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
Next Article Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?