By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit
Maqedoni

Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit

admin
Last updated: 11/07/2025 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 korrik – Në Komisionin Kuvendor për Financim dhe Buxhet edhe sot vazhdon debati mbi amendamentet për ribalancin e Buxhetit. Gjatë seancës së sotme u diskutuan gjithsej 22 amendamente, nga të cilat vetëm një u pranua, i dorëzuar nga deputetët e pushtetit.

Kryetarja e Komisionit, Sanja Llukarevska në fillim të seancës informoi se nga grupi i deputetëve të së Majtës i kanë dërguar një letër duke njoftuar se kishin vendosur të tërheqin një pjesë të amendamenteve të tyre. Nga gjithsej 22 amendamente, 11 ishin dorëzuar nga Fronti Europian, 10 nga E Majta dhe një nga deputetët e pushtetit.

Amendamentet e dorëzuara të cilat u hodhën poshtë lidheshin me ndërtimin e teleferikut Tetovë – Kodra e Diellit, financimin e stadiumit në Tetovë, për blerjen e pajisjeve mbrojtëse për kulturat bujqësore nga breshëri, për blerjen e qendrave shtetërore të  produkteve bujqësore në Prilep dhe Strumicë,  për ndërtimin e një kopshti në fshatin Sfillare në Komunën e Sarajit, për ndërtimin e një shtëpie të pleqve në Shkup dhe projekte të tjera infrastrukturore në disa vendbanime.

U pranua vetëm amendamenti i dorëzuar nga deputetët e pushtetit, i cili kishte të bënte me sigurimin e mjeteve në vlerë prej 50 milionë denarë për pagesën e kompensimit për të drejtën e një ndihme të veçantë që e shfrytëzojnë personat me aftësi të kufizuara deri në 26 vjeç dhe personat mbi 26 vjeç, gjegjësisht për personat me aftësi të kufizuara.

Seanca e Komisionit Kuvendor për Financim dhe Buxhet me debatin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit vazhdon në orën 15:30.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme
Next Article Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?