By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-DPMNE: LSDM ikën nga përgjegjësia sepse së bashku me BDI-në ia hapën derën Alta Bankës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-DPMNE: LSDM ikën nga përgjegjësia sepse së bashku me BDI-në ia hapën derën Alta Bankës
Maqedoni

VMRO-DPMNE: LSDM ikën nga përgjegjësia sepse së bashku me BDI-në ia hapën derën Alta Bankës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Emëruesi i përbashkët i Filipçes dhe mentorit të tij nga Strumica janë gënjeshtrat, manipulimet dhe skandalet korruptive. LSDM-ja ikën nga përgjegjësia sepse së bashku me BDI-në ia hapën derën Alta Bankës, reagojnë nga VMRO-DPMNE ndaj konferencës për shtyp të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, në të cilën ai bëri të ditur se është dorëzuar interpelancë për guvernatorin Trajko Sllaveski.

“Venko, ashtu si edhe shefi i tij nga Strumica, manipulon dhe sillet në mënyrë të papërgjegjshme në vazhdimësi. Nëse dikush pyet se çfarë lidh një neurokirurg dhe një biznesmen-politikan nga Strumica, përveç faktit se janë të prirur për shitjen e identitetit, janë të prirur edhe për gënjeshtra dhe korrupsion. Filipçe, mjaft me shfaqje politike. Së pari, LSDM-ja dhe Filipçe akuzonin, e më pas vetë u gjendën në situatën të shpjegonin pse pikërisht në kohën e tyre ishin ndërmarrë hapa lidhur me shitjen e aksioneve. Ata e paraqisnin Davor Macurën dhe Alta Bankën si problematike, ndërsa në fund doli se pikërisht ata kishin qenë të parët që kishin lejuar blerjen e aksioneve nga Maqedonia. Së dyti, përhapnin tregime për një ndalim të supozuar të Alta Bankës për të operuar në Bashkimin Evropian, më konkretisht në Austri, ndërsa në fund doli se nuk kishin ndalim të veprimtarisë, por kishin marrë një gjobë për kundërvajtje nga rregullatori austriak. Së treti, e frikësonin opinionin me skenarë për dështimin e bankës dhe humbjen e depozitave të kursimtarëve, ndërsa pasi të gjithë pamë se banka është likuide dhe se nuk do të falimentojë, si dhe se shteti po vihet në mbrojtje të qytetarëve, kaluan në sulme personale dhe gënjeshtra”, thuhet në reagim.

LSDM-ja dhe Filipçe kërkuan debat mbikëqyrës në Kuvend, shtojnë nga VMRO-DPMNE, por pasi ai u pranua menjëherë, e shtynë për një javë, ndërsa vazhdimin e tij e caktuan dy javë pas seancës së parë.

“Kaq për urgjencën dhe kujdesin e LSDM-së dhe Filipçes. Filipçe dhe LSDM-ja heshtin dhe nuk tregojnë pse në vitin 2023 nuk dolën në konferencë për shtyp për t’i informuar qytetarët se do t’ia shesin aksionet shtetërore, siç pretendojnë vetë ata, kriminelit Macura dhe kapitalit të tij të fituar në mënyrë të dyshimtë në Alta Bankë. Filipçe është nervoz sepse do të gjendet zgjidhje për Alta Bankën. Në kohën e LSDM-së bankat falimentonin, mbylleshin, ndërsa të afërtit me klanin Zaev pasuroheshin. Arkitektët dhe nënkontraktorët kryesorë të botës serbe në Maqedoni janë Venko Filipçe dhe LSDM-ja”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Minçev: Qytetarët nuk guxojnë të jenë peng i institucioneve joefikase
Next Article Filipçe: LSDM-ja dorëzoi interpelancë për Trajko Sllaveskin për rastin e Alta Bankës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?