By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe njofton bllokimin e Kodit Zgjedhor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe njofton bllokimin e Kodit Zgjedhor
MaqedoniTOP LAJM

Filipçe njofton bllokimin e Kodit Zgjedhor

admin
Last updated: 29/06/2026 20:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se partia e tij do ta bllokojë miratimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend, pasi siç tha, ligji nuk është as europian e as demokratik. Filipçe paraqiti tre vërejtje kryesore: votimi elektronik i diasporës pa mundësi kontrolli, dobësimi i fshehtësisë së votës dhe kufizimi i ankesave vetëm në ato të shënuara në procesverbal. Sipas tij, qëllimi i vërtetë i pushtetit është vendosja e një sistemi të kontrolluar votimi, njësoj si në kohën e Nikola Gruevskit.

“Këto tre vërejtje nuk janë as europiane e as demokratike. Justifikim është se pushteti dëshiron ta miratojë ligjin vetëm për të realizuar sa më shumë axhendën reformuese. Kjo nuk është e vërtetë — ata dëshirojnë të vendosin një regjim, dëshirojnë t’i hapin vetes dyer, mundësi dhe instrumente për ta kontrolluar dhe abuzuar procesin zgjedhor. Këtë ligj ne do ta bllokojmë në Kuvend sepse nuk duhet të miratohet. Sepse qytetarët meritojnë të kenë një proces zgjedhor të drejtë, e jo të kontrolluar si në kohën e Nikola Gruevskit”, u shpreh Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëskryetar i Kuvendit, Antonio Miloshoski, tha se qëndrimi i Filipçes është vetëm dëshmi se qëllimi i tij kryesor është të kundërshtojë ligjet e axhendës reformuese, për të cilat Komisioni Europian ka dhënë vlerësime të larta.

“Së pari do të doja të theksoj se një njoftim i tillë nga zoti Venko Filipçe është vetëm dëshmi se qëllimi i tij kryesor është të kundërshtojë ligjet që janë pjesë e axhendës reformuese, për miratimin dhe zbatimin e të cilave Komisioni Europian deri tani ka dhënë vlerësime të larta. Gjëja e dytë — mendoj se Venko Filipçe nëpërmjet njoftimit për bllokimin e Kodit Zgjedhor kërkon një justifikim të mundshëm, alibi, për humbjen e ardhshme zgjedhore ose eventualisht për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, pavarësisht se kur do të ndodhin”, tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe sic njoftoi Miloshoski Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor do t’i dorëzohen Kuvendit me të gjitha ndryshimet e harmonizuara sipas rekomandimeve të ODIHR-it, por pa ndryshimet në nenin 76-d që ka të bëjë me mjetet për reklamim zgjedhor. Arsyen e kësaj Miloshoski e lokalizon te partia Levica, anëtarët e së cilës në grupin punues tani refuzojnë të nënshkruajnë ndryshimet që vetë i kishin kërkuar.

Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, hodhi poshtë këto akuza dhe tha se për ndryshimet e propozuara nuk është arritur konsensus. Sipas tij, pesë çështje kyçe kanë mbetur të pazgjidhura, duke përfshirë financimin shtetëror të fushatave zgjedhore. Apasiev e cilësoi situatën diskriminim politik ndaj Levicës dhe njoftoi se partia do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për nenin 76-d, duke paralajmëruar se nëse procesi vazhdon në këtë formë, deputetët e Levicës do ta bllokojnë miratimin e Kodit Zgjedhor.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vdes edhe personi i gjashtë pas të shtënave me armë zjarri në Gjermani
Next Article Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?