By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësinë të cilën e kërkojnë qytetarët të shndërrohet në partizim të ri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësinë të cilën e kërkojnë qytetarët të shndërrohet në partizim të ri
Maqedoni

Filipçe: Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësinë të cilën e kërkojnë qytetarët të shndërrohet në partizim të ri

admin
Last updated: 06/02/2025 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe doli me reagim për paralajmërimin e kryeministrit Hristian Mickoski se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Nevojiten reforma themelore në gjyqësor dhe këtë e presin qytetarët. Por, reforma të cilat do të nënkuptojnë gjyqësor të pavarur dhe efikas i cili do të sigurojë drejtësi. Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësia të cilën e kërkojnë qytetarët të shndërrohet në partizim të ri dhe okupim përmes ndryshimit të Këshillit Gjyqësor nga ana e pushtetit”, njoftoi Filipçe në faqen e tij në Fejsbuk.

Ai bën të ditur se LSDM kërkon që hapat dhe reformat e ardhshme në gjyqësor të bëhen me konsensus të të gjitha partive në Kuvend.

“Nevojitet qasje kombëtare, mbipartiake e cila do të sigurojë reforma në bazë të rekomandimeve evropiane. Për këtë është i nevojshëm formimi i punës së përbashkët në grup në Kuvend e cila do t’i definojë, kontrollojë dhe bashkërisht zbatojë reformat në këtë segment të ndjeshëm. Nëse VMRO-DPMNE ka qëllim të sinqert, do ta pranojë këtë. Në të kundërtën do të duket se kanë qëllime krejt të ndryshme”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.

Paraprakisht, kryeministri paralajmëroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze në ndryshim nga praktikat e deritanishme të keqpërdorimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, për bindjen time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. Maqedonia duhet të fitojë!, është bërë e ditur në profilin zyrtar në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski.

Zbatimi i reformave thelbësore në gjyqësor dhe shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, ishte një nga premtimet në programin parazgjedhor dhe prioritet kyç i Qeverisë së re të kryesuar nga VMRO-DPMNE.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpallje publike për zgjedhjen e 47 prokurorëve publikë
Next Article Mickoski: Nevojiten anëtarë objektivë dhe jopartiak në Këshillin Gjyqësor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?