By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Nevojiten anëtarë objektivë dhe jopartiak në Këshillin Gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Nevojiten anëtarë objektivë dhe jopartiak në Këshillin Gjyqësor
Maqedoni

Mickoski: Nevojiten anëtarë objektivë dhe jopartiak në Këshillin Gjyqësor

admin
Last updated: 06/02/2025 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski theksoi se është i nevojshëm formimi i Këshillit të ri Gjyqësor i cili do të jetë objektiv dhe jopartiak, që të sigurohet drejtësi dhe rend në sistem. Lidhur me paralajmërimin se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të parashtrojnë nismë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Mickoski tha se sipas tij, ai është hap drejt reformave të thella dhe lirimin e sistemit gjyqësor nga polemikat dhe korrupsioni.

“Ne nuk mund të bëjmë një shpërbërje të plotë dhe as nuk mund të zbulojmë anomali në një kohë kaq të shkurtër. Por ne mund të zgjedhim një këshill gjyqësor që objektivisht, pa kufizime partiake, pa interesa, do të jetë në gjendje ta qartësojë këtë moçal politik dhe të jetë një lloj monitorues se si sillen gjykatës, çfarë vendimesh marrin dhe pse marrin vendime të tilla”, tha kryeministri në një deklaratë për media para konferencës së sotme me gazetarë në Klubin e deputetëve në Shkup.

Siç shtoi, një nga mënyrat është që të votohet interpelancë.

“Vlerësojmë që duhet të godasim në ballë , të mos përpiqemi të improvizojmë, të bëjmë implante etj. Goditja në ballë nënkupton që gjithçka që është në kompetencën e Kuvendit, në këtë rast, që është zgjedhja e atyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ku zgjidhen, aty duhet votuar interpelancë. Është e vërtetë që edhe nëse votohet një interpelancë, ata mund të mbeten dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e Këshillit Gjyqësor. Por në kushtet kur ai që ju ka zgjedhur ju voton sërish mosbesimit dhe ju vazhdoni të jeni kokëfortë, kjo nuk është mirë”, shtoi kryeministri.

Siç tha, në atë rast ka mekanizma të tjerë, por, shfaqi shpresë se nëse deputetët votojnë mosbesim ose interpelancë të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, se ata, siç tha, do të jenë të virtytshëm dhe se do të tërhiqen.

Zbatimi i reformave thelbësore në gjyqësor dhe shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, ishte një nga premtimet në programin parazgjedhor dhe prioritet kyç i Qeverisë së re të kryesuar nga VMRO-DPMNE

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësinë të cilën e kërkojnë qytetarët të shndërrohet në partizim të ri
Next Article Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?