By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillkov: Të inicohen ndryshime ligjore për zgjerimin e listës së veprave penale kundër sigurisë në komunikacion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillkov: Të inicohen ndryshime ligjore për zgjerimin e listës së veprave penale kundër sigurisë në komunikacion
Maqedoni

Fillkov: Të inicohen ndryshime ligjore për zgjerimin e listës së veprave penale kundër sigurisë në komunikacion

admin
Last updated: 07/02/2025 14:16
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Në kuadër të zhvillimeve aktuale në lidhje me sigurinë në komunikacion në vendin tonë, Ministria e Drejtësisë është e fokusuar në përcaktimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të mundshme të ligjeve, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e dukshëm të sigurisë në komunikacion, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Igor Filkov në debatin publik në Kuvend.

“Duke pasur parasysh rritjen e konstatuar të aksidenteve, mendojmë se është e nevojshme të shqyrtohen urgjentisht strategji dhe zgjidhje të reja që do të përfshijnë: rritjen e sanksioneve për drejtuesit e automjeteve që rrezikojnë sigurinë në qarkullim, është i nevojshëm përmirësimi i dispozitave penale për shkelësit, mbështetur nga një analizë e detajuar e praktikës së shqiptimit dhe zbatimit të dënimeve. Kjo do të na ndihmojë të përcaktojmë nëse dënimet janë adekuate në praktikë, nëse mbizotëron tendenca për shqiptimin e sanksioneve më të buta” tha Filkov deputetëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.

Ministri konsideron se gjatë përgatitjes së ndryshimeve në rregullativën ligjore, veçanërisht në pjesën e sanksioneve, duhet nisur nga fakti nëse dënimet për shkelësit e rregullave të komunikacionit janë të përshtatshme dhe mjaft rigoroze për të pasur efekt parandalues. Përveç kësaj, thotë ai, është e rëndësishme të bëhet konsultim me qytetarët, shoqërinë civile, ekspertët, felën universitare, avokatët, ish-gjyqtarët, përmes anketave dhe debateve publike, për të marrë mendime dhe për t’u siguruar që ligjet e reja janë konform nevojave të shoqërisë.

“Është e nevojshme të inicohen ndryshime ligjore që do të zgjerojnë listën e veprave penale kundër sigurisë në komunikacion. Nevojitet edhe ndryshim i veprave të rënda penale që përfshijnë rrezikimin e jetes dhe pronës së njerëzve, si dhe mosdhënien e ndihmës për një person të lënduar në aksidentin e trafikut”, tha ai.

Këto ndryshime, sipas tij, do të kontribuojnë në krijmin e një kornize ligjore më efektive me të cilën do të përmirësohet siguria në komunikacion dhe do t’i motivojnë drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë rregulla e komunikacionit.

“Shqiptimi i sanksioneve duhet të drejtohet drejt zbatimit të dispozitave, kualifikimit të duhur të veprës, dhe rrjedhimisht sanksionimit të duhur, si dhe shtrëngimit të politikës penale për përsëritësit, me theks tek drejtuesit e automjeteve që marrin pjesë në aksidente trafiku me pasoja fatale. Praktika gjyqësore duhet të bazohet në respektimin e parimeve ligjore, me theks të veçantë në paanshmërinë gjatë vendimmarrjes dhe pavarësinë e gjyqtarëve në veprimet e tyre. Prandaj, gjyqtarët duhet të zbatojnë dispozitat e ligjit në tërësinë e tyre, të marrin parasysh çdo rast individual dhe të sigurojnë që dënimet të jenë në përputhje me peshën e veprës”, tha Filkov.

Ministri vlerëson se duhet të zbatohet një qasje parandaluese për të parandaluar mundësinë e përsëritjes së kundërvajtjeve apo veprave penale në trafik. Kjo, sipas Filkovit, do t’i motivojë shoferët që të përmirësojnë kulturën e tyre të trafikut dhe të respektojnë të gjitha rregullat.

Gjatë ndryshimeve të Kodit Penal është me rëndësi të shqyrtohen dhe zbatohen praktikat e mira nga përvojat krahasuese të vendeve të tjera, me theks të veçantë në zgjidhjet ligjore nga vende siç është Republika e Kroacisë dhe të tjera.

Fillkovi informoi se ministritë e Drejtësisë, të Punëve të Brendshme, – gjykatës nga Departamenti për Kundërvajtje në Gjykatën Penale Shkup dhe profesorë universitarë, punojnë në zbatimin intensiv të ndryshimeve të reja ligjore në Ligjin për kundërvajtjet si dhe Ligjin për siguri në komunikacion në rrugë. Në kontekst të këtij procesi, është formuar grup i punës për plotësimin e zgjidhjeve ligjore, me fokus të veçantë në uljen e numrit të aksidenteve në komunikacion.

“Ndryshimet dhe plotësimet e reja në Ligjin për kundërvajtje do të përfshijnë: Procedurë të veçantë për kundërvajtje nga lëmia e sigurisë në komunikacion në rrugë e cila ka të bëjë me kundërvajtjet të cilat janë detektuar përmes sistemeve elektronike, siç është sistemi “qyteti i sigurt” (safe city). Ky sistem do të mundësojë konfirmim të shpejt dhe të saktë të kundërvajtjeve, me çka do të ulet numri i aksidenteve dhe do të sigurohet reagim i shpejtë i autoriteteve. Me këtë risi parashihen afate të shkurta për veprim para gjykatës, që do ta përshpejtojë procesin e drejtësisë”, paralajmëroi ministri i Drejtësisë.

Për autorët të cilët për të tretën herë do të gjenden në gjykatë, ndërsa në rast të kundërvajtjeve serioze, siç janë vozitje nën ndikimin e alkoolit ose shpejtësi e madhe, gjykata, thotë ai, do të shqiptojë sanksion i cili nënkupton ndërprerje të afatit të patentës së shoferit.

“Kjo do të nënkuptojë se shoferi nuk do të mund të marrë leje të re të vozitjes derisa nuk kalon një vit nga hyrja në fuqi e aktvendimit. Ky dënim ka për qëllim të parandalojë ngjarje të mëtutjeshme tragjike në rrugë dhe të sigurohet siguri më e madhe për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, tha Fillkov.

Të gjitha ndryshimet, shtoi ai, në këtë drejtim kanë për qëllim edhe ta ulin numrin e aksidenteve në komunikacion, veçanërisht atyre të cilët rezultojnë me pasoja me vdekje dhe t’i mbrojnë jetët e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Në debatin publik folën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri, Goran Angellkovski, profesorë nga Fakulteti Juridik dhe të tjerë.
Komisioni për sistem politik organizoi debat publik pas aksidentit të komunikacionit në të cilin humbi jetën Frosina Kullakova.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet i arratisuri nga burgu në Pikën kufitare “Bogorodicë”
Next Article KRRE: EVN Home t’i korrigjojë faturat e rrymës dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?