By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon ndërtimi i fushës ndihmëse në kuadër të Stadiumit të FC Shkupit – investim nga buxheti i Komunës së Çairit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon ndërtimi i fushës ndihmëse në kuadër të Stadiumit të FC Shkupit – investim nga buxheti i Komunës së Çairit
Maqedoni

Fillon ndërtimi i fushës ndihmëse në kuadër të Stadiumit të FC Shkupit – investim nga buxheti i Komunës së Çairit

admin
Last updated: 14/07/2025 14:02
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, u shënua fillimi zyrtar i punimeve për ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të kompleksit sportiv të FC Shkupit – një projekt me rëndësi të veçantë për sportin lokal, i cili financohet tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit.

Fusha do të ketë sipërfaqe prej 4644 m², me përmasa 80 x 50 metra, dhe do të ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s, me bar artificial, sistem të drenazhit atmosferik dhe ndriçim të plotë. Punimet pritet të përfundojnë brenda një afati prej 45 deri në 60 ditësh.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Zëvendëskryeministri i Parë z. Izet Mexhiti, Kryetari i Federatës së Futbollit z. Masar Omeragić, Zëvendësministrja e Sportit znj. Safije Shahini Sadiki, Kryetari i Këshillit Komunal z. Jetmir Asani, Deputetja znj. Feride Haxhiu, si dhe trajnerë, sportistë dhe përfaqësues të komunitetit sportiv.

Kryetari Visar Ganiu theksoi se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të Komunës për të krijuar kushte moderne dhe të qëndrueshme për zhvillimin e sportit dhe mbështetjen e talenteve të rinj në Çair.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski për autostradat në Korridorin 8: Pres të përfundohen para kohe
Next Article Nikollovski: Filloi të shfrytëzohet autostrada e re nga Vërbjani deri në Botun, pasojnë projekte të reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?