By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë…
Shqipëri

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë…

admin
Last updated: 28/03/2024 09:26
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Luna Methasani, vajza e komentatorit sportiv Defrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin. Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, Luna tregon çastet e vështira që ka kaluar, ndërsa jep mesazhe të forta për jetën e për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të tilla.

Beteja 1-vjeçare, Luna thotë, se i mësoi se jeta është shumë e shkurtër për t’i lënë gjërat për nesër. Ajo shkruan se shoqëria ka harruar të jetojë e arratisur pas ekranit të smartphone.

Një mesazh shprese, Luna e ka për të gjithë ata që vuajnë nga tumoret, ndërsa u thotë të mos e humbasin kurrë shpresën.

“Mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, shkruan Luna Methasani.

Mesazhi i plotë i Luna Methasanit:

Ti je e fortë Luna!

Kjo ishte fraza që kam dëgjuar më shumë vitin e fundit, aq shume sa më duket se është më e dëgjuara në të gjithë jetën time, nga të njohur e të panjohur që u solidarizuan me mua në luftën me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e dëgjoja, sepse përtej luftës psikologjike me veten, unë duhet të buzëqeshja dhe tregohesha e fortë për familjen time edhe kur nuk ndihesha e tillë, e t’i siguroja ato se ajo sëmundje e egër që kafshon jetën me shpejtësi skëterrë, mua s’do të më mundte dot! Kisha dëgjuar plot raste suksesi që më bënin të ndihesha optimiste edhe pse e dija që fati është i paracaktuar… por më dhembte zemra për të gjithë ata që e humbën këtë luftë, apo diagnostikoheshin si raste të reja paralelisht me mua! I kuptoja plotësisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen që pllakosej në sytë e tyre që kërkonin pafajësisht një rreze shprese për jetën!

Kam preferuar ta kaloj në heshtje dhe në qetësinë time këtë situate aspak të zakonshme e plot me siklete. Por s’mund të jem indiferente ndaj qindra mesazheve që kam marr unë dhe familja ime apo lutjeve që keni bërë për mua, ju jam thellësisht mirënjohëse. Çdo lutje e përzemërt, çdo ndihmë e juaja morale dhe financiare nga miqtë e farefisi, ka qenë një gur i rëndësishëm në themelin e fortë që ndërtova për një fillim te ri!

1 vit betejë e shoqëruar me qindra pacientë në pavijonin e onko-hematologjisë, më mësoi që jeta është shume e shkurtër për t’i lënë gjërat nesër dhe se ne njerëzit, e ngarkojmë veten apo ushqejmë shqetësime të kota në kokën tonë, edhe për ato gjëra që nuk i kemi aspak në dorë, apo s’do të ndodhin ndonjëherë. Shëndeti është bekimi më i madh që kemi, e vetëm kur na mungon, ia kuptojmë vlerën! Duke nxituar pas punës, streseve që na ngarkon shoqëria ku jetojmë, monotonisë që na mbyt e kërkojmë të arratisemi pas ekranit të smartphone, ne kemi harruar të jetojmë, të ecim zbathur në natyrë, të ndjekim një pasion të hershëm, të provojmë një sport të ri apo të bëjmë diçka për veten tonë!

Fale Zotit dhe mjekëve, tani për tani betejën e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dore ne, duke e shijuar e duke i buzëqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam! Lutem për të gjithë ata që po përjetojnë të njëjtën situatë, mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka gjermane ngrin llogarinë e shoqatës hebreje antisioniste
Next Article Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të përkohshëm, bubullima dhe erë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?