By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fjalët e para të Zidanes pas emërimit në krye të Francës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Fjalët e para të Zidanes pas emërimit në krye të Francës
Sport

Fjalët e para të Zidanes pas emërimit në krye të Francës

admin
Last updated: 28/07/2026 11:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zinedine Zidane ka folur për herë të parë pas emërimit si përzgjedhës i kombëtares së Francës, duke e cilësuar këtë post si një ëndërr të realizuar.

Ish-trajneri i Real Madridit zbuloi se kishte refuzuar oferta nga klubet gjatë viteve të fundit, pasi synimi i tij kryesor ishte drejtimi i “Gjelave”.

“Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e një ëndrre. Gjatë katër apo pesë viteve që kur ndalova së trajnuari, kam pasur oferta për t’u rikthyer në klube, por i refuzova të gjitha sepse kombëtarja e Francës ishte e vetmja punë që doja pas Real Madridit”.

Zidane foli edhe për lidhjen e veçantë me Francën, duke kujtuar rrugëtimin e tij nga akademia deri te ekipi i parë.

“Jam rritur me këtë ekip. Fillova në grupmoshat e reja dhe kalova çdo nivel deri te kombëtarja A, niveli më i lartë”.

Ai falënderoi Didier Deschamps për punën e bërë dhe premtoi një kapitull të ri me ambicie të mëdha.

“Didier, urime për gjithçka që ke arritur. Tani do të nisë një kapitull i ri me një staf të ri teknik. Do të vendos gjithë energjinë time në këtë ekip. Mezi pres të filloj”.

I pyetur nëse ky ishte momenti më i madh i karrierës së tij si trajner, Zidane u përgjigj shkurt: “Po”.

Sa i përket filozofisë së tij, francezi premtoi një futboll ofensiv.

“Ajo që më motivon është loja sulmuese dhe shënimi i golave. Kam qenë një numër 10 dhe kjo është pjesë e asaj që besoj si trajner”.

Zidane u pyet për Kylian Mbappen, për të cilin tha ende nuk ka biseduar.

“Nuk kam folur ende me Kylianin. Gjëja më e rëndësishme për të tani është të pushojë pas një sezoni të gjatë. Do të flasim në shtator”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Jose Mourinho kërkon përforcime në mbrojtje, Reali e do yllin portugez në vend të Asencios

“E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga fton Joshuan në Shqipëri – britaniku befason me komentin

Zyrtare: Roberto Mancini emërohet trajner i Italisë

Vozinha u bë sensacion në Botëror, por klubi i ri ia ndalon emrin në fanellë

PSG i vendos çmimin 170 milionë euro yllit të skuadrës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Asnjë reagim nga QUINT-i për kërcënimet e Vuçiqit ndaj Kosovës
Next Article Zelensky: Ukraina u bë më e fortë gjatë luftës por jo mjaftueshëm për të ndaluar Putinin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?