By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > ‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës
Kulturë

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

admin
Last updated: 06/10/2024 10:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte regjisori dhe aktori i njohur Genci Fuga, për të rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Në fund të muajit korrik të vitit të kaluar, aktori i njohur Genci Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë. Pas problemeve me shëndetin, duket se Genci Fuga ia ka dalë, dhe sot gëzon shëndet të plotë.

”Jam shumë i lumtur dhe falenderues, sepse u riktheva ekskluzivisht falë dashurisë” tha në studio aktori, ndërsa shtoi se ishte gjithashtu i lumtur që Perëndia i dha këtë sfidë përpara dhe e rrethoi me njerëzit e duhur për t’ia dalë. ”Unë besoj se dashuria është si bumerangu, hidhe se herët a vonë do të kthehet, kështu që dhe mua dashuria që mora më ndihmoi të kthehem” theksoi ai.

Dhe në ‘jetën e dytë’ ai ka zgjedhur të marrë dhe të japë dashuri, e kjo është monedha më e mirë që ka.

”Ju nuk e keni idenë se sa e bukur të duket bota, kur të vjen si imazh gjëja e parë, pasi u ktheva ajo ishte fytyra e Enit” tregoi Genci i emocionuar.

Nga kjo periudhë e vështirë ai kuptoi sesa pak është fjala “Faleminderit” dhe forcën e madhe të dashurisë që kishte nga familja dhe njerëzit që aq shumë e duan.

”Kam filluar që tani të vlerësoj kohën dhe t’a harxhoj me gjëra të mira dhe të rëndësishme, ndryshe nga më parë ku nuk e vlerësoja kaq shumë” theksoi Genci, teksa foli për ‘mësimin’ që kishte marrë nga kjo histori. ”Si në jetën e parë, por dhe tashti në jetën e dytë, unë nuk kam rreshtur pa dashuruar Enin si femër” tha Genci i emocionuar.

Gjatë emisionit ai u përshëndet dhe nga dy miq zemre si Rozi Kostani dhe Alert Çeloaliaj, të cilët shprehën vlerësimin për Gencin si mik, koleg, bashkëshort dhe baba i dedikuar. Pas ngarjes së vitit të kaluar, aktori i njohur u rikthye mes kolegëve dhe miqve. Ai sot gëzon shëndet të plotë, pasi në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga aktorja dhe bashkëshortja e tij Eni Jani, shuma e kërkuar për ndërhyrjen u sigurua, madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit gofundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë, aktorë dhe personazhe publike. Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës, ndërsa falenderoi miqtë e publikun për mbështetjen dhe ndihmën monetare si dhe mjekët që kryen operacionin.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndodhet në paraburgim në Hagë, ish-kryeparlamentari i Kosovës humb vëllain
Next Article Një veturë bie në lumë në Bellovishtë të Gostivarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?