By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Franca digjet: Zjarret arrijnë në afërsi të Bordosë, mbi 220 mijë të evakuuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Franca digjet: Zjarret arrijnë në afërsi të Bordosë, mbi 220 mijë të evakuuar
Bota

Franca digjet: Zjarret arrijnë në afërsi të Bordosë, mbi 220 mijë të evakuuar

admin
Last updated: 28/07/2026 10:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Paris, 28 korrik, Zhurnal.mk – Zjarrfikësit francezë po vazhdojnë përpjekjet intensive për të vënë nën kontroll zjarret e mëdha, që kanë përfshirë zonat pranë Bordosë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se vala e re e të nxehtit, e parashikuar të nisë sot, mund ta përkeqësojë më tej situatën.

Gjatë një vizite në qendrën operative në Bordo, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se njëra prej dy vatrave kryesore të zjarrit, është vënë nën kontroll, ndërsa zjarri më i madh vijon të paraqesë sfida serioze për ekipet e emergjencës.

“Ne do ta fitojmë këtë betejë për të mbrojtur popullsinë”, u shpreh Macron, duke vlerësuar punën e zjarrfikësve dhe të forcave të angazhuara në terren.

Në operacion janë përfshirë rreth 2 500 zjarrfikës, 18 avionë zjarrfikës, 1 500 ushtarë, si edhe ekipe dhe mjete të specializuara nga rajone të tjera të Francës dhe nga vende partnere.

Gjatë ditës së djeshme, ekipet hapën gjithashtu korridore mbrojtëse në pyje për të penguar përhapjen e flakëve.

Sipas autoriteteve franceze, që nga e mërkura janë evakuuar më shumë se 220 mijë persona, përfshirë edhe një numër të madh turistësh.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet drejt rajonit Gironde, duke theksuar se rreziku ende nuk ka kaluar.

Zjarret kanë mbërritur deri në një distance prej rreth 15 kilometra nga Bordoja dhe kanë shkatërruar rreth 42 mijë hektarë pyje, një sipërfaqe prej afro 420 kilometrash katrorë.

Megjithatë, autoritetet bëjnë të ditur se që nga mbrëmja e së dielës është ndalur përhapja e mëtejshme e flakëve dhe situata është stabilizuar.

Ndërkohë, zjarret kanë goditur rëndë edhe sektorin e turizmit në rajon. Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gironde, Patrick Seguin, deklaroi se aktiviteti turistik është ndalur pothuajse plotësisht dhe se sezoni veror konsiderohet praktikisht i humbur për një pjesë të madhe të rajonit.

Edhe në Spanjë situata mbetet shqetësuese, megjithëse autoritetet raportojnë një ngadalësim të përhapjes së zjarreve.

Provinca Ávila, në perëndim të Madridit, si edhe rajonet e Madridit dhe Toledos, janë ndër më të prekurat, ku flakët kanë shkatërruar afro 80 mijë hektarë pyje dhe shkurresh.

Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, rreth 90 mijë persona janë prekur nga evakuimet dhe kufizimet e lëvizjes, ndërsa në provincën Castellón rreth 16 mijë banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Franca dhe Spanja po mbështeten edhe nga partnerët evropianë, të cilët kanë dërguar avionë dhe helikopterë zjarrfikës përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Komisionerja evropiane për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, deklaroi se asnjë vend nuk duhet të përballet i vetëm me fatkeqësi të kësaj përmase.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Putin: Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë “thyejnë rekord”
Next Article Haxhiu takohet me komandantin e Komandës Aleate në Napoli: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?