By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fshati Tenovë pothuajse i boshatisur, banorët: Politikat e këqija shkak i shpërnguljes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fshati Tenovë pothuajse i boshatisur, banorët: Politikat e këqija shkak i shpërnguljes
Maqedoni

Fshati Tenovë pothuajse i boshatisur, banorët: Politikat e këqija shkak i shpërnguljes

admin
Last updated: 11/02/2024 14:25
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 11 shkurt – Fshati Tenovë i komunës së Bërvenicës pothuajse është boshatisur tërësisht. Shumë shtëpi janë me dyer të mbyllura. Aty kanë mbetur vetëm më të moshuarit. Banorët ankohen se politikat e këqija, mungesa e investimeve kanë bërë që të rinjtë të marrin rrugën e mërgimit. Vetëm për 3 muaj, rreth 30 nxënës kanë marrë fletëshpërngulje.

“Rrugë pothuajse të zbrazëta. Lere që nuk shihen fëmijë në rrugë por nuk ka as të rritur. Këtu në sheshin e fshatit edhe kafeneja rezulton bosh. Ky është fshati Tenovë i cili nga migrimet në mërgim, ka mbetur i këtillë pothuajse i zbrazur”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Banorët e Tenovës së Brvenicës, ankohen se në këtë gjendje janë si pasojë e politikave të këqija të shtetit, pasi asnjëherë nuk u investua për hapjen e vende të reja të punës dhe investimeve në bujqësi. Një i moshuar që e takuan tha se nipat dhe mbesat po rriten larg syve të tij, pasi fëmijët i kanë migruar jashtë.
“ne kemi rreth 400 shtëpi, të mos e teproj por rreth 350 janë jashtë. Të rinj s`ka, gjithë janë jashtë. Kjo ndodh sepse nuk kemi shtet nuk kemi ekonomi. S’ka punë, bujqësinë e shkatërruan, edhe më shumë ikin nga sistemi s`ka shtet të së drejtës. Djalin e kam në Itali që prej vitesh, atje rriten nipat mbesat. Djali nëse kthehet kur të pensionohet mirë nëse jo do mbetet atje”, u shpreh një banorë i Tenovës.

“ Gjithnjë e më pak njerëz ka fshati, çdo ditë migrojnë, e deri kur kjo nuk e di. Krejt si mungesë e punësimeve është, shteti dobët merret me këtë gjë kjo është. I gjithë problemi është tek kushtet, punësimi, shteti duhet të kujdeset të sigurojmë bukën. Po të kishim një dy të punësuar në familje nuk do shkonim. Kohën e fundit nuk ka këtu as punë fushe, s`ka kush e punon tokën bujqësia më s’paguhet. Do mbeten vetëm pleqtë. Djali im iku nusja iku mbesim vetëm pleqtë. Tash do ike edhe e reja, fëmijët dhe kështu është në gjitha shtëpitë”, tha një tjetër banor i Tenovës.
Trendi i migrimit, ka zbrazur shkollat. Vetëm tre muaj, rreth 30 nxënës kanë kërkuar fletëshpërnguljet.

“Sa iu përket migrimeve të nxënësve numri është i madh. Shembull në shtator patëm 314 nxënës, sot kemi 289, mbi 20 nxënës për vetëm disa muaj kemi të shpërngulur. Numri është zvogëluar shumë, sidomos në shkollën e Gurgunicës fshat malor”, deklaroi Afrim Emurllai. Drejtor i shkollës fillore “Goce Dellçev” Tenovë.

Teksa po largoheshim nga fshati Tenovë, hasëm në shumë dyer të mbyllura dhe grila të mbyllura të dritareve. Ndërsa fushat e këtij rajoni, të cilat dikur ishin të njohura për prodhimet bujqësore, tani janë shndërruar në shkretëtirë. Nuk ka kush t’i punojë. Fshati Tenovë njihet edhe si fshati i bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Në këtë fshat kisha dhe xhamia janë pothuajse në një oborr.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëvizja BESA: Ali Ahmetit po i vjen ndihmë edhe Vuçiçi – le të bashkohet edhe me Putinin populli do t’i mposht më 8 Maji
Next Article Mickoski: Partitë e pushtetit kanë dorë në zhvillimet në ASH

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?