By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Garë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se kush ishte me Vuçiqin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Garë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se kush ishte me Vuçiqin?
MaqedoniTOP LAJM

Garë mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së se kush ishte me Vuçiqin?

admin
Last updated: 27/10/2026 13:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Zgjedhjet e fundit në Serbi dhe rënia politike e Aleksandar Vuçiqit kanë nxitur një përplasje të ashpër verbale mes dy partive kryesore në Maqedoninë e Veriut, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, të cilat po përdorin zhvillimet në Beograd për të goditur njëra-tjetrën. Përmes deklaratave për media dhe komunikatave zyrtare, të dyja taboret politike i kanë faturuar kundërshtarit lidhjet direkte me regjimin e rrëzuar serb, duke e kthyer ngjarjen rajonale në një betejë të drejtpërdrejtë për pushtet në Shkup.

LSDM ka reaguar përmes zëdhënëses Bogdanka Kuzeska, e cila deklaroi se fitorja e forcave të reja në Serbi shënon fillimin e çmontimit të asaj që ajo e quajti “oktapod kriminal ballkanik”. Nga opozita pretendojnë se hetimet e ardhshme në Beograd do të nxjerrin në dritë lidhjet financiare, tregtare dhe mediatike të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së me Serbinë. Kuzeska përmendi hyrjen e “Alta Bankës”, tenderët në energjetikë, kredinë kineze dhe përdorimin e fermave të troll-eve e platformave mediatike serbe për të zhvilluar fushata të zeza kundër opozitës maqedonase, duke e cilësuar pushtetin aktual si një strukturë që ka kopjuar modelin e kontrollit të Vuçiqit.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE i ka hedhur poshtë këto akuza, duke rikujtuar se rënia e pushteteve të tilla ka nisur pikërisht me vetë LSDM-në. Nga partia në pushtet theksuan se ish-kryeministrat dhe zyrtarët e LSDM-së, përfshirë Venko Filipçen dhe Zoran Zaevin, kishin marrëdhënie të afërta me Vuçiqin, duke përmendur marrëveshjet politike, takimet shtetërore dhe videot nga festat private. VMRO-DPMNE vlerësoi se tentativa e sotme e LSDM-së për t’u paraqitur si kritikuese e Beogradit është e pasqertë dhe se opozita po përpiqet të mbulojë humbjet e veta elektorale në vend.

Kjo përplasje e re tregon se efekti domino i ndryshimeve politike në Serbi ka prekur thellësisht diskursin politik në Shkup, ku si pushteti ashtu edhe opozita po kërkojnë të shfrytëzojnë zhvillimet rajonale për të konsoliduar pozicionet e tyre përballë qytetarëve.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “E bekuar me zotërinë më të pashëm”, Afrona Dika ndan një moment të veçantë me partnerin
Next Article Mickoski: Nënshkruhet Programi Kombëtar për Punë Dinjitoze 2026–2030, puna dhe dijet duhet të vlerësohen
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?