By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria interesa të njëjta, sfidat kërkojnë më shumë bashkëpunim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria interesa të njëjta, sfidat kërkojnë më shumë bashkëpunim
Maqedoni

Gashi: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria interesa të njëjta, sfidat kërkojnë më shumë bashkëpunim

admin
Last updated: 23/09/2024 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 shtator –  Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ahmet Gashi deklaroi sot se “miqësia dhe bashkëpunimi që ekziston mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  duhet të fuqizohet dhe përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen”.

Në konferencën e përbashkët me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup, kryeparlamentari Gashi tha se “vendet tona në rrafshin ndërkombëtar kanë qëllime dhe interesa të njëjta siç është anëtarësimi në Bashkimin Europian, bashkëpunimi edhe më i madh në fushën e mbrojtjes në kuadër të aleancës së NATO-s si dhe të zhvillimit rajonal”.

Mendoj, vijoi Gashi, se kjo është e mundur duke pasur parasysh se shoqëritë tona po zhvillohen edhe më shumë dhe ka edhe më shumë vullnet politik në hapësirën për bashkëpunim.

“Në takimin tonë ne shprehëm pritshmëritë dhe shpresën se dy vendet tona do të kenë bashkëpunimin e tyre drejt integrimit europian. Ne besojmë se kjo është shumë e rëndësishme për të dy vendet tona po ashtu edhe për vendet e rajonit. Po ashtu theksuam se zgjerimi është një nga politikat më të mira të unionit, me domosdoshmëri gjeo-strategjike, por edhe me investim afatgjatë për të gjithë Europën në aspektin politik, të sigurisë dhe ekonomisë”, nënvizoi Gashi.

Gjithashtu, shtoi Gashi, ne konstatuam se në periudhën e ardhshme Ballkanin e presin edhe sfida të tjera, të cilat kërkojnë prej nesh më shumë bashkëpunim, mbështetje dhe ndihmë më të madhe, të ndërsjellë, në mënyrë që qytetarët tanë të jetojnë në prosperitet dhe mirëqenie./ATSH/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari për vizitë zyrtare në SHBA
Next Article Spiropali në Shkup: Korridori 8, projekt integrimi dhe sigurie në rajon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?