By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi: Nuk ka keqpërdorime, më njollosin sepse nuk pranojnë tjetër profil të funksionarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi: Nuk ka keqpërdorime, më njollosin sepse nuk pranojnë tjetër profil të funksionarit
MaqedoniTOP LAJM

Gashi: Nuk ka keqpërdorime, më njollosin sepse nuk pranojnë tjetër profil të funksionarit

admin
Last updated: 22/08/2024 19:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thekson se e tërë situata me udhëtimin privat në Kosovë nuk është rezultat i tentimit të qëllimshëm për njollosje apo mosnjohje elementare të gjërave për gjëra aq të thjeshta, sa është rezultat i rezistencës së paparë për t’u pranuar një profil tjetër i kryetarit të Kuvendit.

“U paraqitën pohime të pabaza se po keqpërdori automjete zyrtare, edhe krahas asaj që jam i obliguar me ligj të jem vazhdimisht i siguruar edhe gjatë detyrave zyrtare edhe gjatë udhëtimeve private. Kur këto pohime shihen në mënyrë të izoluar, ato mund të shihen si tendenca për sgfaqje të incidenteve. Megjithatë, besoj se ato janë simptoma për një çështje më të thellë, e cila është e pranishme me vite. E tërë kjo më jep të drejtë të kuptoj se kjo situatë nuk është rezultat u tentimit të qëllimshëm për njollosje apo mosnjohje elementare të gjërave për punë aq të thjeshta, sa është rezultat i një rezistence të paparë për t’u pranuar një profil tjetër i kryetarit të Kuvendit, i cili pas 22 viteve promovon vlera të ndryshme nga ato që ishin më parë. Për fatin e tyre të keq, koha e tyre përfundoi më 8 maj”,tha Gashi në intervistë për javoren “Fokus”.

Ai shtoi se misioni i tij politik çdoherë ka qenë të tregojë se, siç tha, vendin mund ta udh[heqin individë profesionistë, kompetentë, të kualifikuar dhe mirë të arsimuar. Njëherit, theksoi se gjatë tre muajve, sa është në funksion, ka bërë hapa të rëndësishëm për vendosje dhe funksionalizim të infrastrukturës parlamentare të Kuvendit.

“Zgjedhja ime për kryetar të Kuvendit u mbështet nga të gjithë partnerët e koalicionit, ndërsa integriteti im profesional është diçka për të cilin krenohem, pa dallim nëse e çmojnë të gjithë. Problemi të cilin e kanë disa qarqe nuk është me kualifikimet e mia, por me faktin se unë paraqes profil të ri të bartësit të funksionit në këtë vend. Si kryetar i Kuvendit, mbi vete mbaj të kaluar si jurist, redaktor, aktivist shumëvjeçar civil dhe përvojë dhjetëvjeçare politike. Zgjedhja ime ishte bazuar në merita, dhe jo në punë apo lidhje të dyshimta. Pa dallim nga disa eksponentë të tjerë të ngjashëm politik, unë nuk kam anëtarë të familjes në pozita të larta shtteërore, tek unë nuk m und të gjeni asnjë rast të keqprëdorimit të pozitës për përfitime personale apo familjare…”, theksoi spikeri Gashi.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u kritikua dhe akuzua se përdorë automjete zyrtare në udhëtime zyrtare, pasi që në mediume fundjavën e kaluar u paraqit videoja ku ai me automjet zyrtar ishte parë në vendkalimin kufitar drejt Kosovës në karvan dasmor.

Më 3 shtator është caktuar mbledhje plenare në të cilën është vendosur në rend dite Interpelanca për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi parashtruar nga deputetët e Së Majtës.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendës ministrja Zekolli për vizitë në Kosovë
Next Article Gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alaramante

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?