By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendës ministrja Zekolli për vizitë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendës ministrja Zekolli për vizitë në Kosovë
Maqedoni

Zëvendës ministrja Zekolli për vizitë në Kosovë

admin
Last updated: 22/08/2024 19:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 22 gusht – Takimin tim të parë jashtë vendit e zhvillova në Republikën e Kosovës, ku takova kolegët Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi.

E shoqëruar edhe me deputetin Adnan Azizi, takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, duke u përqendruar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona për projekte infrastrukturore të rëndësishme që do të kenë ndikim pozitiv për qytetarët e të dyja palëve.

Në qendër të diskutimeve ishte projekti jetik i rrugës Tetovë-Prizren, një projekt strategjik që do të ndihmojë në lidhjen më të mirë të dy shteteve tona dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave. Ky projekt është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit tonë, dhe jemi të përkushtuar për ta realizuar sa më shpejtë dhe me cilësi të lartë.

Përveç rrugës Tetovë-Prizren, biseduam gjithashtu për vazhdimin e pjesës së mbetur të projektit të rrugës Shkup-Bllacë, një tjetër segment kyç që do të përmirësojë lidhjet infrastrukturore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ky projekt është një prioritet i përbashkët dhe do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të transportit ndërmjet dy vendeve tona.

Gjatë takimit, u trajtuan edhe një sërë projektesh të tjera konkrete që synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët tanë. Jemi të angazhuar për të siguruar që këto projekte të realizohen me sukses, duke ndjekur standardet më të larta dhe duke siguruar që përfitimet e tyre të ndihen nga të gjithë qytetarët. Bashkëpunimi ynë me Republikën e Kosovës është një shembull i shkëlqyer i vullnetit të mirë dhe përkushtimit për zhvillimin e përbashkët të rajonit tonë.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB ka dorëzuar njoftim në PTHP NKOK me baza dyshimi për vepra penale nga persona zyrtarë të cilët kanë vendosur për ekstradimin e Blerim Ramadanit
Next Article Gashi: Nuk ka keqpërdorime, më njollosin sepse nuk pranojnë tjetër profil të funksionarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?