By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stoilkoviq ka realizuar takim me përfaqësues të MATUSİTEB
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Stoilkoviq ka realizuar takim me përfaqësues të MATUSİTEB
Maqedoni

Stoilkoviq ka realizuar takim me përfaqësues të MATUSİTEB

admin
Last updated: 20/11/2024 18:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Ivan Stoilkoviq ka realizuar takim pune me përfaqësues të Lidhjes së Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni të Veriut (MATUSITEB).

Në këtë takim ku morën pjesë Tahsin Ibrahim, kryetar i MATUSITEB, Mehmed Arif, zëvendëskryetar dhe Mine Karaberzat, drejtor ekzekutiv, u ngritën disa çështje dhe në fokus të këtij bashkëbisedimi ishin sfidat me të cilat përballet populli turk në vendin tonë.

Përfaqësuesit e MATUSITEB shprehën dëshirën e tyre për promovimin dhe fuqizimin e arsimit në gjuhën turke, rritjen e përfaqësimit të pjesëtarëve të komunitetit turk në institucionet shtetërore si dhe ofrimin e shërbimeve publike themelore për banorët turq që jetojnë në zonat rurale.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq i ka njoftuar përfaqësuesit e MATUSITEB-it me planet e ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, përkatësisht se tashmë është hartuar një plan strategjik me të cilin gjatë vitit të ardhshëm vëmendje do t’u kushtohet bashkësive më të vogla etnike dhe po ashtu ka nënvizuar se përkushtim i tij është që të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend të fillojnë të ndjehen si qytetarë të barabartë, me të gjitha të drejtat dhe obligimet që burojnë nga Kushtetuta.

“Me buxhetin e vitit të ardhshëm, është planifikuar që të gjitha bashkësitë etnike të marrin mjete të barabarta për të festuar ditën e tyre, sepse është e rëndësishme për mua të shënohet përparim në raportin e KE-së, në fushën e respektimit të të drejtave të bashkësive më të vogla etnike”, ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fund të këtij takimi, bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme të kemi pozicione të mira fillestare që do të nënkupton lëvizje nga pozita vendnumëro.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qyteti i Shkupit e hedh posht përgjegjësinë për krizën në NQP
Next Article Gashi takon Mishell Kameron, ambasadore e sapoemëruar e Kanadasë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?