By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi, Vajc dhe Ondrush: Integrimi në BE duhet të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi, Vajc dhe Ondrush: Integrimi në BE duhet të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët
Maqedoni

Gashi, Vajc dhe Ondrush: Integrimi në BE duhet të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët

admin
Last updated: 26/09/2026 18:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Integrimi evropian nuk duhet të jetë vetëm proces i harmonizimit të ligjeve dhe përmbushjes së kritereve, por duhet të sjellë ndryshim të sistemit dhe standard më të mirë jetese për qytetarët, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Në Forumin Qytetar “Maqedonia e Veriut dhe e ardhmja e Evropës”, Gashi theksoi se qytetarët duhet të përfshihen vazhdimisht në procesin e integrimit evropian dhe se agjenda evropiane duhet të jetë një angazhim afatgjatë dhe mbi partitë.

“Ai është një proces ku duhet të mundësojë ndryshimin thelbesor të sistemit me funksion të një standarti më të mirë jetese për të gjithë ne. Prandaj kur flasim për Bashkimin Evropian do të flasim për arsim më të mirë, për kujdes shëndetësor, vende pune dinjitoze, institucione funksionale, drejtësi të barabartë, luftë kundër korrupsionit dhe krijime të kushteve që të rinjtë shohin kah e ardhmja e tyre”, tha Gashi.

Eurodeputeti austriak Tomas Vajc sqaroi se integrimi evropian nuk duhet të shihet vetëm si qëllim përfundimtar, por si një proces që duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët. Ai bëri të ditur nevojën për trajtimin e problemeve si ndotja e ajrit, deponitë ilegale, riciklimi, impiantet e pastrimit, minierat dhe pylltaria.

“Unë besoj se vetëm një vend që kujdeset për gjërat themelore – ajrin e pastër, ujin, kushtet e mira të jetesës, lulëzon edhe ekonomikisht. E gjithë kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. A do të jeni të shëndoshë të shkoni në punë, a jeni i sëmurë sot dhe nuk mund të shkoni në punë. Domethënë drejtëpërdrejtë ndikon për shoqerinë”, pohoi Vajc.

Politikanët do ta bëjnë punën e tyre jo vetëm për qytetarët por së bashku me qytetarët, tha eruodeputeti sllovak Branisllav Ondrush.

“Ndryshimi i logos së shenjës evropiane maqedonase. Disa prej jush ndoshta e mbani mend se para 5-6 vitesh logoja ishte “EU for you”, pra BE-ja për ju. Ndërsa delegacioni, para katër vitesh, vendosi ta ndryshojë logon në “EU ëith you”, që do të thotë BE-ja me ju dhe jo për ju. Për mua, si politikan, ky është një ndryshim i rëndësishëm, një simbol i rëndësishëm”, theksoi Branisllav Ondrush, eurodeputeti sllovak.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të vazhduar procesin e anëtarësimit në BE. Ndryshimet parashikojnë përfshirjen e bullgarëve dhe komuniteteve të tjera në Kushtetutë dhe kërkojnë shumicë prej dy të tretash në Kuvend. Pa miratimin e tyre, negociatat me BE-në nuk mund të avancojnë.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ngacmimi online ndaj grave në media, krijohet mekanizëm i ri për raportim
Next Article “Ka ministra që janë kot…”/ Bujar Kapexhiu: Korrupsioni në vend galopant! Me ardhjen e PS-së, abuzimet janë të jashtëzakonshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?