By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngacmimi online ndaj grave në media, krijohet mekanizëm i ri për raportim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ngacmimi online ndaj grave në media, krijohet mekanizëm i ri për raportim
Maqedoni

Ngacmimi online ndaj grave në media, krijohet mekanizëm i ri për raportim

admin
Last updated: 26/09/2026 18:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Gazetaret dhe gratë në media në Maqedoninë e Veriut tani mund të raportojnë më lehtë dhe më shpejt rastet e ngacmimit online që lidhen me punën e tyre. Vegla e re u promovua nga Rrjeti i Grave në Media “E Barabartë” dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve në Maqedoni. Nga “E Barabartë” thonë se ngacmimi online ndaj gazetareve dhe grave në media është në rritje dhe paraqet pengesë për punën e tyre të lirë dhe të pavarur. Raportimet, sipas tyre, do të shërbejnë edhe për krijimin e politikave dhe mekanizmave më të mirë për mbrojtjen dhe përballimin e këtij problemi. Vegla është në dispozicion në ueb-faqet e “E Barabartë” dhe SPGM-së dhe mundëson raportimin e llojeve të ndryshme të ngacmimeve online.

“Raportoni pasi kjo na mundëson që luftën ta zhvendosim para institucioneve dhe të kemi ndëshkueshmëri për këta shkelës. Sepse mosndëshkimi shpesh është i pranishëm në diskursin tonë kur flasim për të drejtën dhe drejtësinë, veçanërisht edhe për profesionin tonë. Për shumë vite kemi kërkuar që ndëshkueshmëria të jetë e përcaktuar qartë në legjislacion, që sulmet ndaj gazetarëve të trajtohen si sulme ndaj një personi zyrtar”, tha Pavle Belovski – kryetar i SPGM-së.

“Apeli im është që, pavarësisht se për çfarë lloj shqetësimi bëhet fjalë, i lus gazetaret dhe punonjëset e medias që ta raportojnë atë, sepse ky është hapi i parë për t’u përballur së bashku me këtë problem. Në të vërtetë, kjo mund të ndikojë në punën, sigurinë dhe integritetin profesional të gazetareve dhe punonjëseve të medias”, pohoi Marija Mitevska- “E barabartë”.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelenskyy zyrtarizon sanksionet ndaj 44 personave për zgjedhjet e Dumës Shtetërore të Rusisë
Next Article Gashi, Vajc dhe Ondrush: Integrimi në BE duhet të sjellë ndryshime konkrete për qytetarët
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?