By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

admin
Last updated: 28/07/2026 17:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj që kur Struga mbeti për dy muaj pa ujë të pastër për pije, por banorët ende nuk kanë marrë përgjigje se kush është përgjegjës për turbullimin e burimeve në fshatin Shum. E vetmja masë që vazhdon të jetë në fuqi është ndalimi për dy persona juridikë nga Veleshta që të kryejnë gërmime mbi burimet, për shkak të dyshimeve për vepra penale – shfrytëzim të paligjshëm të lëndëve të para minerale dhe ndotje të ujit të pijshëm. Nga Prokuroria Publike, për Alsat, u përgjigjën se po ndërmerren veprimel, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

“Po ndërmerren veprime hetimore dhe priten rezultatet e edhe një ekspertize, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik.” – Prokuroria.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes së “Ujësjellësit” në Strugë, Jovanço Meçkaroski thotë se ende nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për sanimin e burimeve në Shum, pasi janë në pritje të udhëzimeve nga Prokuroria Publike. Sipas tij aktualisht uji është cilësor dhe nuk ka arsye për shqetësime.

“Në Strugë, për momentin, nuk ka asnjë arsye për frikë apo panik dhe ngjarja e pakëndshme në Gostivar nuk po keqpërdoret, megjithatë te qytetarët ekziston një dozë e caktuar shqetësimi dhe kujdesi. Uji nga burimet me të cilat furnizohet Struga kontrollohet dy herë në javë, përkatësisht matet cilësia e tij, dhe ai është i cilësisë së shkëlqyer.” – Jovanço Meçkaroski – Drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Strugë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se kryhen analiza të rregullta të ujit nga burimi Shum dhe nga pikat matëse në qytet, ku uji ka rezultuar i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Next Article Editorial / Sa është e turpshme për shtetin tonë që ende ballafaqohemi me probleme për ujë të pijshëm?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?