By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjatë muajit korrik, mesatarisht janë regjistruar rreth 15 zjarre në hapësira të hapura çdo ditë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjatë muajit korrik, mesatarisht janë regjistruar rreth 15 zjarre në hapësira të hapura çdo ditë
Maqedoni

Gjatë muajit korrik, mesatarisht janë regjistruar rreth 15 zjarre në hapësira të hapura çdo ditë

admin
Last updated: 31/07/2026 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Gjatë muajit korrik, mesatarisht janë regjistruar rreth 15 zjarre në hapësira të hapura çdo ditë. Falë ndërhyrjeve në kohë të zjarrfikësve, si dhe mbështetjes nga mjetet ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha zjarret u vunë me sukses nën kontroll dhe u shuan. Këtë e bëri të ditur sot, në një deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Ai theksoi se reshjet gjatë periudhës së kaluar kanë ndikuar në uljen e numrit të zjarreve dhe kanë ngadalësuar përhapjen e tyre.

“Por, periudha me reshje ka përfunduar. Temperaturat e larta, lagështia e ulët e ajrit dhe erërat e ndryshueshme krijojnë kushte për shpërthimin e shpejtë, përhapjen dhe shuarjen e vështirë të zjarreve në hapësira të hapura. Mjafton vetëm një shkëndijë. Numri më i madh i zjarreve shkaktohen pa qëllim. Qytetarët zakonisht nuk duan të shkaktojnë zjarr, por një pakujdesi e vetme mund të sjellë pasoja serioze”, tha ai.

Angellov u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbetje cigaresh në hapësira të hapura, veçanërisht nga automjetet në lëvizje, si dhe u drejtoi një sërë apelesh të tjera.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që çdo sjellje të dyshimtë ta raportojnë menjëherë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrin 112. Gjithashtu, Angellov i ftoi qytetarët të raportojnë persona që mbajnë lëngje të dyshimta, pishtarë, fishekzjarre të mëdha ose sende dhe veprime të tjera që mund të shkaktojnë zjarr.

“Në kushte të temperaturave jashtëzakonisht të larta, kërkohet kujdes maksimal. Një shkëndijë mund të shkaktojë një tragjedi të madhe! Të gjithë ata që shkaktojnë zjarr duhet të përfundojnë në burg! Alarm! Gjendje alarmi! Ju lutem, të jeni të kujdesshëm! Mjafton një shkëndijë për një tragjedi të tmerrshme!”, tha drejtori i DMSH-së, Angellov.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Bekim Qoku, lideri de facto i VLEN-it, në një vijë me qëndrimet radikale antishqiptare kundër Marrëveshjes së Ohrit
Next Article Mickoski për kthimin e pasaportës së Markovskit: Ka manipulim të rëndë nga një prokuror lokal, bashkëpunëtor në process ekziston raport tjetër nga ai i dorëzuari
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?