By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjenerali amerikan mbështet shkatërrimin e grupeve të lidhura me Iranin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjenerali amerikan mbështet shkatërrimin e grupeve të lidhura me Iranin
Bota

Gjenerali amerikan mbështet shkatërrimin e grupeve të lidhura me Iranin

admin
Last updated: 05/02/2024 18:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të dielën se mund të godasin më shumë objektiva të rebelëve që mbështeten nga Irani, gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, Joseph Votel mbështet shkatërrimin e rrjeteve të lidhura me Iranin. Zoti Votel, ish-komandanti i Forcave Amerikane që mbulon edhe rajonin e Lindjes së Mesme, thotë se një gjë e tillë, do të dobësonte kontrollin e Teheranit ndaj këtyre grupeve militante. Megjithatë, sipas tij, përparësi për Uashingtonin duhet të mbetet një zgjidhje e qëndrueshme në Gazë, që paraqet burimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kryen sulme ndaj rebelëve në Jemen të shtunën, ndërsa të premten ushtria amerikane goditi dhjetra objektiva në Irak dhe Siri që përdoren nga grupet e mbështetura nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane.

Uashingtoni ndërmori këtë hap si kundërpërgjigje ndaj sulmit ndaj një baze ushtarake në Jordani, ku si pasojë u vranë 3 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

Tensioni është rritur që pas luftës mes Izraelit e Hamasi në fillim të tetorit. Rebelët e mbështetur nga Irani kanë intensifikuar sulmet ndaj ushtrisë amerikane dhe anijeve tregtare ndërkombëtare në rajon.

Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, i Komandës Qëndrore që mbulon ndër të tjera rajonin e Lindjes së Mesme, Joseph Votel thotë se vazhdimi i ndërhyrjeve për të shkatërruar rrjetet e lidhura me Iranin do të dobësonte kontrollin e Teheranit mbi to.

“Sa më shumë të shkatërrojmë këto rrjete aq më pak kontroll do ketë Irani mbi këto organizata. Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të vazhdojmë të bëjmë është të sigurohemi që të mbajmë përgjegjës për këtë Iranin. Mendoj se ky është një mesazh shumë kritik dhe i rëndësishëm. Dhe në fakt mendoj se administrata po bën një punë mjaft të mirë në këtë drejtim”, tha gjenerali Votel.

Sipas gjeneralit Votel, përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore në Gazë paraqesin ndoshta veprimin më të rëndësishëm që mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara për të ndalur dhunën nga ana e militantëve.

“Mendoj se përpjekja për të arritur një zgjidhje për situatën në Gazë është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë. Mendoj se situata në rajonin e Rripit të Gazës po nxit rritjen e dhunës në Detin e Kuq si dhe në Irak dhe Siri. Prandaj marrja e një hapi që mund të sillte qëndrueshmëri është një hap i rëndësishëm”, tha zoti Votel.

Shtetet e Bashkuara, paralajmëruan të dielën Iranin dhe rebelët që mbështeten financiarisht dhe me armatime prej tij, se do të vazhodojë të kryejë sulme të tjera nëse forcat amerikane në Lindjen e Mesme do të jenë objektiv i goditjeve të rebelëve, por se Uashingtoni nuk synon një fushatë ushtarake përgjatë rajonit.

You Might Also Like

“Do ta kisha spastruar etnikisht po të isha si Millosheviçi”/ Vuçiç distancohet nga deklarata e ministres serbe: Nuk pasqyron vullnetin tim

Sulmet izraelite vranë të paktën 13 palestinezë në Gaza

Një paketë do të shkojë 12 euro? Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin

Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës për grusht shteti që shkaktoi mbi 250 të vrarë

Ursula von der Leyen në Kiev për bisedime mbi integrimin në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nikolla nis seancën parlamentare, Garda nuk lejon as deputetët e papërjashtuar të futen në sallë
Next Article Punonjësit e Fondit Shëndetësor në grevë/ Qytetarët ngelën duke pritur para dyerve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?