By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjenerali Wesley Clark shpallet “Qytetar Nderi i Komunës së Çairit” (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjenerali Wesley Clark shpallet “Qytetar Nderi i Komunës së Çairit” (VIDEO)
MaqedoniTOP LAJM

Gjenerali Wesley Clark shpallet “Qytetar Nderi i Komunës së Çairit” (VIDEO)

admin
Last updated: 13/11/2024 15:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Gjeneral Wesley Clark, mirë se vini në Shkup! Ishte mbishkrimi në fotografinë gjigante e gjeneralit Clark në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Ai, sot u shpall qytetar nderi i komunën së Çairit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, para se t’i ndante çmimin e qytetar i nderit, tha se kontributi i gjeneralit Clark ishte kolosal për stabilitetin e rajonit.

“Angazhimi juaj i pa lëkundur për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin njerëzor ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë botën se paqja nuk është vetëm çështje e interesave strategjike por një angazhim moral për të mbrojtur jetën dhe të drejtat themelore të çdo individi”, deklalroi Visar Ganiu – Kryetari i Komunës së Çairit.

“Ishte një moment në kohë 25 vite më herët dhe më kujtohet dhe mbaj mend që në muajin pasardhës kishte shqetësim, konfuzion, tension.

Kishte thashetheme për konflikt dhe konflikt aktual. Kishte probleme në male këtu ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe në një mënyrë neper të gjithë këtë u shfaq paqja dhe demokracia është këtu…Sot është privilegj të jem këtu në Shkup, dhe të shoh paqen, prosperitetin dhe të ndjej entuziazmin, shpresën dhe besimi për të ardhmen”, deklaroi Wesley Clark – Gjeneral në pension i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Wesley Clark është njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia. Wesley Clark, është gjenerali amerikan që dha urdhër për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe që ndaloi luftën në Kosovës. Gjatë 34 viteve të tij në Ushtrinë e SHBA-së, Wesley Clark u ngrit në rangun e gjeneralit me katër yje dhe si komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Clark komandonte Forcën Aleate të Veprimit, veprimi i parë i madh i NATO-s për luftën, i cili shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik në Kosovë.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Interesi për bashkëpunim ekonomik me Kazakistanin, takim i Siljanovska Davkovës me presidentin kazak Tokajev në Baku
Next Article Përplasjet Ahmeti-Mickoski, Filipçe: Pjesë e folklorit tonë politik, s’ka hapësirë për frikë dhe panik për destabilizim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?